Paratë e reja do të jenë transparente - Business Magazine Albania

Paratë e reja do të jenë transparente


Preview ChangesAustralianët shumë shpejt do të surprizohen duke parë përmes parave të tyre.

Banka e Fondeve të Australisë ka lançuar pamjen e parë të kartmonedhës së re $5.

Ajo ka një numër të madh karakteristikash të sigurisë së lartë, për të shmangur falsifikimin.

Elementet e ndryshme të fletës e reflektojnë dritën në mënyra unike. Një hologram i jep jetë një zogu fluturues australian shumëngjyrësh.

Një “dritare” e tejdukshme dhe mahnitëse zë lartësinë e kartëmonedhës.

Një gungë e prekshme në fund të fletës ndihmon të verbërit të dallojnë vlerën e kartëmonedhës që kanë në dorë.

Është pothuajse në qarkullim, kështu që bëhuni gati australianë.

/BusinessInsider.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Progresi i vetëm është të dalësh nga zona e rehatisë.”
— Michael Bobak
Must watch
Business Mag Nr. #39 – Shtator 2025

‘’Zgjidhni njeriun’’ … ‘’Punësoni për aftësitë e buta’’….   Janë sot postulate nga ekspertët dhe studiues të tregut të punës, të cilat iu drejtohen stafeve të burime njerëzore. Mund edhe të duket pak romantike për kohën që po jetojmë, por zgjedhja e njeriut të duhur për t’i hapur dyert e zyrës, për ta futur në gjirin e skuadrës tënde dhe për t’i dhënë pushtetin e të folurit në emër të brand-it tënd ka sot vlerë më shumë se kurrë më parë. Rëndësia e ‘aftësive të buta’ qëndron në faktin e të zotëruarit të cilësive si komunikimi, dëshira për të provuar e qenë kurioz, bashkëpunimi, empatia, besnikëria, etika e lartë dhe padyshim ndershmëria; tipare të cilat nuk janë edhe aq të thjeshta për tu gjendur në njeriun modern i cili duket se vrapon pas trendeve, të resë dhe virales dhe për të cilin çdo gjë që ka më shumë ndjeshmëri seç duhet është ‘jashtë mode’.

Për ne shqiptarët shumë nga këto vlera njerëzore janë edhe vlera të familjeve tona, vlera të cilat jan duartrokitur gjithmonë në mjediset ku jemi rritur, por që ndoshta nuk duartrokiten edhe shumë sot, ndër breza më të rinj…, ose të paktën nuk duartrokiten në publik. 

E kush më …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0