Parashikimi i një pandemie në të ardhmen - Business Magazine Albania

Parashikimi i një pandemie në të ardhmen

pandemi

Tashmë është bërë e mundur për të parashikuar nëse do të shpërthejë një pandemi e re falë Zbuluesit të Pandemisë së COVID-19, një hartë që tregon vatrat shqetësuese të një infeksioni. Por specialistët paralajmërojnë se saktësia e parashikimit varet nga cilësia e të dhënave që mblidhen.

Korrespondentja e Zërit të Amerikës Elizabeth Lee njofton se, “falë inteligjencës artificiale është bërë realitet një hartë që parashikon se ku dhe kur mund të shfaqet një vatër e re e koronavirusit. “Në mënyrë që të marrim masa në nivel lokal kundër pandemisë, ka rëndësi të kuptojmë si përhapet sëmundja dhe me çfarë shpejtësie në një komunitet apo qytet specific,” thotë Turgay Ayer i Institutit të Xhorxhias për Teknologjinë.

Harta dixhitale që mund të përdoret tani nga publiku nuk pasqyron situatën aktuale të epidemisë, por analizon ritmet e deritanishme të përhapjes së virusit.

Sa më të errëta ngjyrat e hartës, aq më i lartë rreziku që në atë zonë të ketë përhapje më intensive.

Këto parashikime janë bërë të mundura falë të dhënave të mbledhura që analizohen nga një algoritëm. Këto të dhëna përfshijnë rastet e infektimeve me COVID dhe vdekjet nga sëmundja, vatrat gjeografike, ritmet e punësimit, rregulloret për vënien e maskave, numrin e përditshëm të testeve dhe informata të tjera.

Lexo: Modeli i “djathit zviceran”: Covid-19 nuk mund të ndalohet vetëm me vaksina

“Ashtu si me modele të tjera për parashikime, saktësia e parashikimit varet nga saktësia e të dhënave tek të cilat bazohet,” thotë zoti Ayer.

Analizimi i të dhënave për çdo vend mund të kërkojë ditë apo javë të tëra nëse bëhet nga specialistë. Por falë inteligjencës artificiale ky proces për parashikimin e vatrave të pandemisë është përshpejtuar shumë.

Studiuesit thonë se edhe pasi të përfundojnë vaksinimet, kjo hartë është e rëndësishme:

“Si në rastet nëse shfaqet një variant i ri që nuk kontrollohet nga vaksinat ekzistuese, ose nëse arrijmë në një pikë kur mbrojtja nga vaksina fillon të zbehet, gjë që mund të ndodhë në një moment në të ardhmen, pas 12 apo ndoshta pas 15 muajsh,” thotë Jagpreet Chhatwal, Fakulteti Mjekësor i Harvardit.

Për momentin, harta shërben vetëm për të parashikuar epidemi në Shtetet e Bashkuara pasi nuk është e lehtë të sigurohen të dhëna të sakta nga vende të tjera.

Studiuesit thonë se kur të mblidhen të dhëna të mjaftueshme edhe nga vende të tjera, kjo hartë mund të përshtatet për të parashikuar përhapje shqetësuese infeksioni përtej Shteteve të Bashkuara, duke u bërë një armë tjetër në ndihmë të zyrtarëve të shëndetit publik.

Zeri i Amerikes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0