Paradoksale! X akuzohet nga Wikipedia si një burim jo i besueshëm - Business Magazine Albania

Paradoksale! X akuzohet nga Wikipedia si një burim jo i besueshëm

Paradoksale! X akuzohet nga Wikipedia si një burim jo i besueshëm

Jimmy Wales, themeluesi i Wikipedia-s, bëri një kritikë ndaj Elon Musk dhe tha se platforma e tij X nuk ishte me të vërtetë një burim i madh i së vërtetës. Ai shtoi se është i kënaqur që LLM-të vizitojnë Wikipedia-n për informacion të saktë.

Wikipedia preferohet për kërkim informacionesh të rëndësishme. Por, në të vërtetë nuk mund të themi që Wikipedia është më e besueshme se X, për vetë faktin që aty mund të futet çdokush dhe të editojë gjërat që do.

Faqja e internetit, e bashkëthemeluar nga Jimmy Wales përdoret gjerësisht nga studentët, mësuesit dhe nga profesionistët që punojnë. Në vitin 2023, në epokën e AI (inteligjencës artificiale), Wikipedia po lexohet gjithashtu nga Large Language Models (LLM) që fuqizojnë chatbot si ChatGPT, Bing dhe Bard. Sipas bashkëthemeluesit të Wikipedia Jimmy Wales, është mirë që këta LLM po lexojnë Wikipedia, dhe jo X të Elon Musk.

Sipas një raporti në Fortune, Wales bëri një kritikë ndaj Musk dhe platformës së tij të mediave sociale kohët e fundit, duke thënë se X nuk është një burim i besueshëm për informacion të saktë. Ai shtoi se është i kënaqur që LLM-të lexojnë faqen e tij të internetit në vend të Twitter (tani quhet X). Ai tha gjithashtu se nuk ka dëgjuar ende për Grok, chatbot i ardhshëm i AI i Musk që ofrohet si pjesë e abonimit X Premium.

Lexo edhe:Italia, gati në aprovimin e ligjit për 4 ditë pune në javë

Elon Musk dhe Wikipedia
Marrëdhënia e Elon Musk me Wikipedia-n dhe bashkëthemeluesin e saj shpesh po bën tituj. Muajin e kaluar, Elon Musk ishte tallur me Wikipedia dhe sugjeroi që website të ndryshonte emrin në Dickipedia. i shtoi se ai do t’i jepte 1 milion USD faqes së internetit nëse ata vazhdojnë të ndryshojnë emrin e tyre sipas sugjerimit.

Musk kishte ndarë gjithashtu një pamje nga faqja kryesore e Wikipedia-s, në të cilën faqja e internetit po kërkon një donacion nga përdoruesit në emër të Jimmy Wales.

Më herët, Wales u pa duke kritikuar Musk për kufizimin e kritikëve të presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, pak para zgjedhjeve vendimtare, në X. Qeveria turke i kishte kërkuar Musk që të kufizonte përmbajtjen në X, të cilën ai e respektoi. Dhe Wales nuk e miratoi masën dhe vuri në dukje se Wikipedia ishte përballur me një situatë të ngjashme, por kishte mbrojtur lirinë e shprehjes, madje kishte shkuar në Gjykatën e Lartë të Turqisë për ta mbrojtur atë.

IT

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0