Papunësia në nivele mjaft të larta, 91 mijë persona janë regjistruar pranë zyrave të punës - Business Magazine Albania

Papunësia në nivele mjaft të larta, 91 mijë persona janë regjistruar pranë zyrave të punës

Shifrat tregojnë se papunësia në vitin që lamë pas ishte në nivele mjaft të larta. Të gjesh një vend të lirë pune në këto kohë është padyshim një sfidë, por që përveç forcave të tregut ka edhe institucione zyrtare ku njerëzit mund të drejtohen për ndihmë.

Mjafton një kartë identiteti dhe paraqitja pranë zyrave rajonale të Punës për tu regjistruar si punë kërkues dhe për të krijuar një lidhje me bizneset që kanë vende të lira. Aktualisht sipas shifrave që raporton institucioni në total janë 91,452 punëkërkues të regjistruar në tremujorin e fundit të 2020-ës, një shifër rekord kjo, ndërsa përqindjen më të lartë nga këta e zë grupmosha nga 15-29 vjeç.

Drejtoresha e Shërbimeve në Agjencinë Kombëtare të Punësimit na shpjegoi se aktualisht janë disa programe që po zbatohen ku mund të përfitojnë individët e papunë dhe ku kanë gjetur zgjidhje shumë prej tyre.

“AKPA po zbaton katër programe punësimi. Është programi i punësimit të praktikave profesionale dhe  dhe formimit nëpërmjet punës. Një program është ai për personat që kanë dalë të papunë për shkak të covidit, një tjetër ai i punësimit në komunitet dhe programi i vetëpunësimit.  Në tremujorin e 2021 janë rreth 4500 punësime nga zyrat tona.”

Ajo u shpreh se gjatë javës së kaluar kanë filluar edhe aplikimet për programet e reja të punësimit që do të kompensojnë bizneset për  stafet që marrin në punë. “Javën e parë janë hapur programet e punësimit për të gjithë personat që kanë dalë të papunë nga covidi, ku janë programet 4, 8 dhe 12 mujore. Të gjithë personat apo bizneset që janë të interesuar rreth këtyre skemave duhet të vijnë në zyrat e punësimit. Personat mjaftojnë të kenë kartën e identitet dhe bizneset të jenë të interesuara që të bashkëpunojnë.”

Një tjetër shërbim, që Zyrat e Punës ofrojnë dhe adreson përqindjen e lartë të papunësisë tek të rinjtë, është ai i Formimit Profesional, ku të interesuarit dërgohen në praktika pas mbarimit të universiteteve ose i ofrohet mundësia e kursit për një zanat të ri.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0