Pandemia paraqet rreziqe të reja, BE krijon njësinë kundër krimit financiar - Business Magazine Albania

Pandemia paraqet rreziqe të reja, BE krijon njësinë kundër krimit financiar

Bashkimi Europian ka ngritur njësinë investigative kundër krimit financiar, për të trajtuar një rritje të pritshme të krimit financiar për shkak të rënies ekonomike të shkaktuar nga pandemia COVID-19 dhe të godasë mashtrimin e subvencioneve shtetërore. Qendra Europiane e Krimit Financiar dhe Ekonomik (European Financial and Economic Crime Centre, EFECC) do të funksionojë brenda Europol-it dhe do të punësojë rreth 65 analistë që do të merren me mbledhjen dhe shkëmbimin e inteligjencës.

“Goditja nga pandemia e Covid-19; ka dobësuar ekonominë tonë dhe ka krijuar vulnerabilitete të reja nga të cilat krimi mund të shfaqet”, shprehet drejtoresha e Europol-it, Catherine De Bolle, duke shtuar se kjo qendër do të fokusohet në luftimin e pastrimit të parave, skemave të mashtrimeve financiare dhe korrupsionit, të cilat zakonisht rriten në kohëra krizash.

Europol shprehet se sektorë si ndërtimi, argëtimi, udhëtimi dhe turizmi janë në risk më të lartë për tu infiltruar apo zotëruar nga kriminelët gjatë krizave ekonomike teksa kompanitë luftojnë për t’i mbijetuar rënies ekonomike.

Ajo gjithashtu paralajmëroi se subvencionet e ofruara gjatë pandemisë “ do të shënjestrohen nga keqbërësit që përpiqen të përfitojnë nga fondet publike”. Mashtrimet që përfshijnë  pajisjet mjekësore gjithashtu janë në rritje.

Analistët e Europolit do të ndihmojnë autoritetet në 27 vendet anëtare të BE-së për të kryer investigime kundrejt krimit financiar dhe shkëmbimit të inteligjencës. Kjo njësi pritet gjithashtu që të ndihmojë me konfiskimin e fitimeve të krijuara nga aktiviteti kriminal, ku vetëm 1% e tyre janë kapur e konfiskuar ne Europë.

REUTERS

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0