Pandemia e ardhshme mund të vijë nga shkrirja e akullnajave - Business Magazine Albania

Pandemia e ardhshme mund të vijë nga shkrirja e akullnajave

Shkrirja e akullnajave po rizgjon viruset dhe bakteret e lashta që kanë qenë të bllokuara në akull prej shekujsh. Ndërsa temperaturat globale rriten për shkak të ndryshimeve klimatike, bëhet më e mundshme që viruset dhe bakteret e mbyllura në akullnajat dhe ngricat e përhershme mund të rizgjohen dhe infektojnë kafshët e egra lokale. Kjo ngre shqetësimin se pandemia tjetër mund të vijë pikërisht nga shkrirja e akullnajave.

Analiza gjenetike e tokës dhe sedimenteve të liqenit Hazen liqeni më i madh i ujërave të ëmbla të Arktikut në botë, tregon rrezikun e përhapjes virale tek kafshët. Për të kuptuar më mirë rrezikun e shkaktuar nga viruset e ngrira, Dr Stéphane Aris-Brosou dhe kolegët e tij në Universitetin e Otavës në Kanada mblodhën mostra dheu dhe sedimenti nga liqeni Hazen, afër vendit ku rrodhën sasi të vogla, të mesme dhe të mëdha të ujit të shkrirë nga akullnajat lokale. Ekipi nuk përcaktoi se sa nga viruset që ata identifikuan ishin të panjohur më parë.

Në vitin 2016, një shpërthim i antraksit në Siberinë veriore që vrau një fëmijë dhe infektoi të paktën shtatë persona të tjerë, iu atribuua një valë të nxehti që shkriu ngricën e përhershme dhe ekspozoi një kufomë të infektuar. Para kësaj, shpërthimi i fundit në rajon kishte qenë në vitin 1941.

Gjithashtu në 2021 studiuesit në Universitetin Shtetëror të Ohajos në SHBA njoftuan se kishin gjetur material gjenetik nga 33 viruse – 28 prej tyre të reja – në mostrat e akullit të marra nga rrafshnalta tibetiane në Kinë. Bazuar në vendndodhjen e tyre, viruset u vlerësuan të jenë afërsisht 15,000 vjet të vjetra. theguardian

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0