Panairi fason, Ahmetaj: Promovojme prodhimin “Made in Albania” - Business Magazine Albania

Panairi fason, Ahmetaj: Promovojme prodhimin “Made in Albania”


U hap sot ne Tirane panairi “International Textile: Fashion, Fason Expo”, panairi i pare i ketij lloji ne vendin tone.

Ne te ekspozuan prodhimet e tyre disa nga kompanite kryesore qe ushtrojne aktivitetin e tyre ne industrine e regjimit te perpunimit aktiv, apo prodhimin dhe perpunimin e tekstileve dhe kepuceve.

Po keshtu, perveç sektorit fason, ne panair moren pjese edhe stiliste dhe designer te cilat ekspozuan modelet e tyre te veshjeve per sfilata.

Te pranishem ne Panair ishin edhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtise dhe Sipermarrjes Arben Ahmetaj dhe Ministri i Mireqenies Sociale dhe Rinise, Blendi Klosi.

Ne nje prononcim per mediat Ministri Ahmetaj e vleresoi kete si nje moment shume te rendesishem per industrine fason:

“eshte rast shume i mire per te pare zhvillimin e industrise qe nuk eshte me fason, por eshte cikel i plote, qofte te industrise tekstile qofte te perpunimit te lekureve, deri tek prodhimi i kepuceve. eshte nje shembull shume i mire sesi ka funksionuar paketa e mbeshtetjes per industrine,” tha Ahmetaj.

Sa i perket mbeshtetjes qe Ministria e Zhvillimit Ekonomik eshte duke i dhene sektorit, Ministri Ahmetaj tha se “vitin e kaluar Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka iniciuar paketen mbeshtetese per manifakturen, me 32 masa, nga te cilat sot 28 jane realizuar dhe ndajme me industrine te njejtin konkluzion qe paketa ka funksionuar, paketa ka qene nje nga shkaqet e zhvillimit te industrise. Tani jemi ne nje moment te dyte te mbeshtetjes se industrise, per ta çuar ate ne nje stad tjeter, per t’u kthyer ne Made in Albania, pra prodhuar ne Shqiperi, ku vlera e shtuar kryesore qendron en vend dhe nuk iken jashte. Sikurse u shpreh dhe nje nga prodhuesit, kur kalon ne cikel te plote “Made in Albania”, vlera e shtuar shumefishohet kater here dhe patjeter, ngelet ne Shqiperi.”

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0