Pamje nga fillimi i pandemisë në Shqipëri, një ndër fotot e vitit në REUTERS

Një foto nga fillimi i pandemisë, ku tetë muaj më parë në zonat kyçe të Tiranës u vendosën tunele dezinfektues, renditet si një ndër fotot e vitit nga REUTERS.

Fotoja është realizuar nga fotografi Florion Goga dhe mban datën 6 prill 2020. Nuk është hera e parë që agjencia e madhe e lajmeve në botë publikon foto të Gogës.

Shqipëria renditet e dyta ndër fotografitë pas fotos nga Afganistani realizuar nga Omar Sobhani. Pas Shqipërisë vjen një foto nga Algjeria realizuar nga Ramzi Boudina.  Andorra, Argjentina, Australia, Banglandeshi, Bjellorusia janë ndër vendet e tjera që renditen në fotot më të mira të realizuara gjatë këtij viti.

REUTERS

Must watch
Business Mag Nr. #24 - Tetor 2020

Numri 24 i revistës Businessmag.al sjell një panoramë të zhvillimeve, përshtatjeve dhe ecurisë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Në të njëjtën kohë, shohim zhvillime relativisht të kënaqshme.  Organizime të reja si Dhoma Ekonomike e Gruas, duket si një shpresë për më shumë zë, lobim dhe mbështetje për gratë sipërmarrëse dhe sipërmarrjet e reja.

Gjatë kësaj periudhe angazhime si programi “Ringrihu më i fortë”, ishin një lloj kundërpërgjigje ndaj dëmeve ekonomike që po shkakton pandemia.

Influencerat vijojnë të rrisin hapësirat e tyre dhe janë bërë një instrument i rëndësishëm marketimi. Në brendësi të revistës do të gjeni renditjen e top 100 influencerave më të mëdhenj në vend.

Gjatë kësaj vere ndërkohë, vetë Businessmag pati një fushatë të suksesshme të promovimit të turizmit shqiptar. Qindra të rinj u angazhuan të dërgojnë foto dhe përshkrimet e vendeve të ndryshme të Shqipërisë.

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale