Një foto nga fillimi i pandemisë, ku tetë muaj më parë në zonat kyçe të Tiranës u vendosën tunele dezinfektues, renditet si një ndër fotot e vitit nga REUTERS.

Fotoja është realizuar nga fotografi Florion Goga dhe mban datën 6 prill 2020. Nuk është hera e parë që agjencia e madhe e lajmeve në botë publikon foto të Gogës.

Shqipëria renditet e dyta ndër fotografitë pas fotos nga Afganistani realizuar nga Omar Sobhani. Pas Shqipërisë vjen një foto nga Algjeria realizuar nga Ramzi Boudina. Andorra, Argjentina, Australia, Banglandeshi, Bjellorusia janë ndër vendet e tjera që renditen në fotot më të mira të realizuara gjatë këtij viti.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.