Paketa fiskale 2023 ka nevojë për ndërhyrje radikale, është e fokusuar te gjobat - Business Magazine Albania

Paketa fiskale 2023 ka nevojë për ndërhyrje radikale, është e fokusuar te gjobat

Paketa fiskale 2023 ka nevojë për ndërhyrje radikale, është e fokusuar te gjobat

Dhoma e Tregtisë Tiranë kërkon ndërhyrje radikale në Paketën Fiskale 2023, pasi ajo fokusohet në penalitete e gjoba dhe jo në ndihmë reale për bizneset. Nikolin Jaka, drejtuesi i Dhomës së Tregtisë Tiranë, ka bërë propozimet që sipas tij, krijojnë shtysë për ekonominë, ndërsa tha se pret që qeveria të ngrejë një grup pune për të diskutuar mbi këto rekomandime.
Për përballimin e rritjes së kostove Jaka kërkon të hiqet TVSH për makineritë në sektorin e energjisë së rinovueshme, të hiqet akciza për gazin, në ndërtim të hiqet taksa 3% për banesat sociale.

“Paketa fiskale ka nevojë për ndërhyrje radikale. Paketa e propozuar fokusohet te gjobat, jo ndihma.  Nuk mund të ketë penalitete 10-fish, në asnjë vend nuk ndodh. Amnistia fiskale, projektligji i saj po imponohet. Duhet bashkëpunim me sipërmarrjen dhe grupet e interesit. Ligji, edhe pse mund të shihet demoralizuese për taksapaguesin e ndershëm, duhet të ketë masa që ky fenomen të mos përsëritet më.  Të bëhet rimbursimi i TVSH. Heqja e TVSH për makineritë në sektorin e energjisë së rinovueshme. Të hiqet akciza për gazin. Bujqësisë i kërkohet reduktimi i normës së TVSH për përpunimin. Të përfshihen në skemë subvencioni 10 lekë për qumështin, 10 000 për krerët e lopëve dhe dele. Po ashtu për ushqimin për kafshët e shpendët. Sektori i shpendëve nuk ka asnjë subvencion.  Në sektorin e ndërtimit të hiqet taksa 3% për banesat sociale. Të hiqet tarifa e skanimit për mallra nën 2000 euro. Për këto mallra as nuk bëhet skanimi, por tarifa paguhet. Dhoma e tregtisë pret nga qeveria shqiptare ngritjen e një grupi pune me ekspert me institucioneve dhe sipërmarrësve. Të ulemi t’i diskutojnë, ato që janë të logjikshme të përfshihen në paketën fiskale të 2023”, tha Jaka.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi është të shkosh nga dështimi në dështim, pa e humbur entuziazmin.”
— Uinston Churchill
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0