Paga minimale do bëhet 40 mijë lekë nga prilli. Disa biznese do kompensohen për kostot - Business Magazine Albania

Paga minimale do bëhet 40 mijë lekë nga prilli. Disa biznese do kompensohen për kostot

Nga 1 prilli, paga minimale në shkallë vendi do të jetë 40 mijë lekë, nga 34 mijë që është aktualisht. Kjo është rritja më e madhe që do të aplikohet, me afro 17%.

Për shkak të efektit që ka kjo rritje tek bizneset me shumë punonjës, qeveria po planifikon një paketë kompensimi, për një zinxhir biznesesh. Paralajmërimi është bërë nga zv/kryemisnitrja, Belinda Balluku.

“Ne po përpiqemi që të gjejmë një instrument financiarë që të mbështesim ato biznese që prodhojnë punësim, të cilët kanë kosto të rritura për efekt të sigurimeve, që vijnë nga rritja e pagës minimale. Pra po punojmë për një paketë ndihme për një sërë biznesesh por edhe individësh-u shpreh Blluku gjatë inspektimit të punimeve në rrugën Korce-Ersekë.” – tha Balluku.

Sipas të dhënave, bizneset që do të përzgjidhen do të përfitojnë kompensim për sigurimet e rritura për punonjësit për një periudhë 2-vjeçare, më pas do të jenë sipërmarrësit ata që do të mbajnë këto kosto.

Bëhet fjalë për bizneset kryesisht fason ata që do të jenë në fokus të këtij kompensimi, por jo vetëm, edhe biznese prodhuese, përpunuesit e mishit apo të peshkut. Me këtë rritje të ndjeshme të pagës minimale, qeveria po synon të nxisë tregun e pagave në vend, pasi Shqipëria ka nivelin më të ulët dhe shërben si një nxitje për të emigruar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0