Nëse keni një numër Plus, me siguri keni marrë një mesazh që ju njofton se nga 1 janari i vitit të ardhshëm, prefiksi juaj 66 do të ndryshojë. Përfundimisht Plus tërhiqet nga tregu, pas marrëveshjes për shitjen e shërbimit tek dy operatorët e tjerë më të mëdhenj. Kompania e katërt e telefonisë celulare, u hap nëntë vite më parë në Shqipëri. Ndryshimi nga kompanitë e tjera ishtë prania tërësisht e investitorëve shqiptarë. Ajo hyri në treg në një moment kur tregu po i afrohej maturimit dhe ndryshe nga kompanitë e tjera, kishte pak hapësira veprimi, por edhe pak lehtësi të parashikuara nga autoritetet e komunikimit për operimin në treg. Plus do të mbahet mend në treg për presionin e lartë në uljen e tarifave. Një vit pas hyrjes në treg të Plus, të ardhurat e kompanive në minutë për përdorues ranë me tre herë nga më shumë se 6 lekë për minutë/përdorues në pak më shumë se 2 lekë në minutë për përdorues.
Autoriteti I Konkurencës ka miratuar së fundi praktikat për mbrojtjen e konsumatorit, çka do të thotë se asnjë abonent Plus nuk do të mbetet pa shërbim telefonie. Por, pikëpyetja e madhe lind tek tarifat e këtyre shërbimeve. Nga përvoja e kaluar, nuk përjashtohet mundësia e rritjes së tarifave vitin e ardhshëm. Duhet të kujtojmë gjithashtu se sot ne komunikojmë e përdorim telefonin shumë më tepër se 9 vite më parë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.