OTP Bank Albania nderohet me çmimin “Banka më e Mirë” në Shqipëri nga Euromoney Awards for Excellence 2021 - Business Magazine Albania

OTP Bank Albania nderohet me çmimin “Banka më e Mirë” në Shqipëri nga Euromoney Awards for Excellence 2021

OTP Bank Albania

Ky është viti i dytë rresht që Banka OTP Albania njihet si “Banka më e Mirë” në Shqipëri prej Euromoney, gjatë ndarjes së Çmimeve të Ekselencës 2021.

Mes arritjeve kryesore mbi të cilat u bazua edhe vlerësimi i dhënë nga Euromoney qëndronin, puna e jashtëzakonshme gjatë krizës së Covid-19 dhe daljes mbanë me arritje fantastike si për rritjen e qëndrueshme dhe për përfitueshmërinë më të lartë në vend, po aq edhe për përkushtimin në zhvillimet digjitale të bankës.

“Të fitosh këtë çmim është një arritje motivuese për ne, e cila dëshmon se përkushtimi i skuadrës për të realizuar objektivat e vendosur është shpërblyer, sidomos duke patur parasysh rrethanat e vështira të vitit 2020. Strategjia e bankës tonë dhe e grupit në tërësi, që të konkurojmë për të qenë të parët dhe më të mirët në treg, edhe njëherë u shpërblye nëpërmjet këtyre çmimeve prestigjoze. Ne duhet të ndihemi krenarë që Banka OTP Albania vijoi të ekzekutojë me sukses këtë strategji fituese duke e rritur peshën e saj në tregun bankar shqiptar pavarësisht vështirësive që na diktoi realiteti.”  u shpreh CEO i OTP Bank Albania, z. Bledar Shella.

Fituesit shpallen pas një vlerësimi tërësor nga ekspertë bazuar në monitorimin vjetor të bankingut global dhe industrive të bankingut të investimeve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0