OSHEE nis komandimin online të kabinave elektrike

OSHEE nis komandimin online të kabinave elektrike


Ka nisur në Tiranë komandimi online i kabinave elektrike. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri dhe administratori i OSHEE-së Adrian Çela inspektuan investimet e kryera në sistemin e komandimit online të kabinave elektrike dhe zyrave të Shërbimit ndaj Klientit në Tiranë.

Administratori i OSHEE-së, tha se sporteli i kujdesit ndaj klientit është në kushte tërësisht të rinovuara.  “Risia e këtij inaugurimi është salla e dispecerisë qendrore të Drejtorisë Rajonale Tiranë, ku ne kemi implementuar për herë të parë monitorimin online të kabinave. Këtu janë rreth 30 kabina të qendrës së Tiranës që monitorohen online dhe ky është një proces që do të vazhdojë të shtrihet. Brenda vitit në rreth 250 kabina të tjera në Tiranë dhe do të vazhdojë të zgjerohet në Durrës, Vlorë, Shkodër dhe në Elbasan, qytetet kryesore”, tha Çela.

Komandimi në distancë i kabinave elektrike pritet të mundësojë riparimin më të shpejtë të defekteve.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri tha se ky është shembull i rrugës së modernizimit në të cilën ka hyrë Operatori i Shpërndarjes.

Por, krahas investimeve në infrastrukturë, kjo kompani pritet të rrisë shpenzimet edhe në pjesën e menaxhimit.

Ministri i Energjisë Gjiknuri ka theksuar se, “Shumë shpejt ne do të përzgjedhim edhe dy konsulentë shumë të rëndësishëm nga pikëpamja e menaxhimit të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë. Njëri do të jetë si konsulent biznesi apo një lloj bashkëmenaxheri shumë profesionist, për ta menaxhuar kompaninë nga pikëpamja komerciale (këtu kemi mbështetjen e bankës gjermane KfW). Gjithashtu do të kemi një tjetër konsulent për përfundimin e procesit të outbandit, pra të ndarjes së Operatorit të Shpërndarjes në tre shoqëri të reja. Qëllimi final do të jetë që kompania të përgatitet për fazën më të thellë dhe më intensive të procesit të liberalizmit”.

Investimet në sistem po bëhen edhe falë financimeve të huaja. Një kredi e re që ka nisur të disburzohet nga BERZH për KESH-duket se po lehtëson edhe sistemin e transmetimit. (Kujtojmë se KESH mbart disa detyrime të prapambetura ndaj OSHEE-së.

Ministri i Energjisë spjegoi se, “ky është një tjetër gur kilometrik në forcimin e reformave, pasi do të bëjë të mundur një disiplinë më të mirë financiare. Janë 218 milion Euro, të cilat jepen nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim për sektorin elektroenergjetik. Çfarë bën kjo?! Kjo bënë që të disiplinohet marrëdhëniet e pagesave mes shoqërive dhe fillimi i uljes së stokut të borxhit publik në vite. Ju e dini që sektori elektroenergjetik ka qenë një barrë e rëndë që ka krijuar një borxh publik sidomos deri në vitin 2013 dhe ristrukturimi i kësaj kredie bën të mundur që ky borxh të fillojë e të ulet duke hapur hapësira në Buxhetin e Shtetit për investime të tjera në fusha të tjera, por qoftë edhe në energji, jo më si borxhet që ishin krijuar nëpërmjet overdrafteve”,

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0