Rama tha se, “Shpresoj që deri në fund të këtij viti të jemi gati që t’u ofrojmë qytetarëve shqiptarë mundësinë e pjesëmarrjes si aksionerë me qëllim që vitin e ardhshëm kompania të kthehet në një kompani ku pjesëmarrja masive e qytetarëve si aksionerë do të ketë një benefit reciprok”. Sipas tij, në pak vite do të ketë një liberalizim 100% të tregut të energjisë.
Prezantimi i strategjisë shërbeu edhe për një bilanc të deritanishëm te sektorit. Ministri i Infrasturkturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri tha se humbjet u reduktuan nga 45.04% në 2013 në 26.41% në fund të vitit 2017. “Rritëm ndjeshëm nivelin e arkëtimeve nga 38.6 miliardë lekë në 2013 në 64.1 miliard lekë në fund të vitit 2017”, theksoi Gjiknuri.
Në strategjinë e energjisë është parashikuar që humbjet teknike dhe jo-teknike të shpërndarjes së energjisë elektrike nga 26.4% vitin e kaluar të zbresin në 10% në vitin 2030, nivel ky i krahasur me të gjitha vendet europiane.
Sipas Gjiknurit, “Do të vazhdojë rritja e arkëtimeve të energjisë elektrike nga 90% në vitin 2018 në 98% në vitin 2030”.
Shkalla e hapjes së tregut të energjisë elektrike është parashikuar të arrijë 100% në vitin 2025 duke ndërtuar njëkohësisht një skemë të thjeshte dhe të zbatueshme në drejtim të mbrojtjes së konsumatorëve familjarë me të ardhura të ulëta, sipas ministrit.
Në strategjinë e energjisë, në 12 vitet e ardhshme është parashikuar një nivel i penetrimit të natyror ndaj burimeve primare, në nivelin 20%. Ndërkohë, pesha e energjisë së rinovueshme ndaj totalit pritet të jetë 42% në vitin 2030.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto