Organizohet konkursi kombëtar “Sipërmarrësit e së nesërmes” nga TBU - Business Magazine Albania

Organizohet konkursi kombëtar “Sipërmarrësit e së nesërmes” nga TBU


Data 19 Prill ishte dita e parë e edicionit të shtatë të konkursit kombëtar me maturantët “Sipërmarrësit e së Nesërmes”. 7 plane biznesi të ekipeve nga Tirana dhe Durrësi u prezantuan përpara jurisë së “Tirana Business University” të përbërë nga pedagogë të fushës dhe përfaqësues nga kompanitë partnere. Planet e biznesit trajtonin tema interesante, të cilat tërhoqën vëmendjen e audiencës. Nga data 20 Prill dhe përgjatë 8 ditëve të tjera vijuese do të performojnë një numër i caktuar ekipesh.

Në datën 21 Prill vijoi konkurrimi i ekipeve me maturantë në konkursin “Sipërmarrësit e së Nesërmes” organizuar nga TBU. Këtë radhë 7 ekipe të ndryshme nga qyteti i Elbasanit, Roskovecit, Rrëshenit, Shkodrës, Gjirokastrës dhe Tiranës prezantuan idenë e tyre të biznesit përpara jurisë profesioniste të përbërë nga pedagogë të fushës dhe përfaqësues të kompanive partnere.

Për të parë fotot dhe videot e prezantimeve ndiqni faqen zyrtare të “Tirana Business University”

Burimi: TBU

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0