Organizatat “fact cheking” në botë akuzojnë Youtube si faktor kryesor në përhapjen e dezinformimit online - Business Magazine Albania

Organizatat “fact cheking” në botë akuzojnë Youtube si faktor kryesor në përhapjen e dezinformimit online

Organizatat e “fact-checking” në mbarë botën thonë se YouTube nuk po bën aq sa duhet për të parandaluar përhapjen e dezinformacionit në platformë.

Rreth 80 grupe kanë nënshkruar një letër të përbashkët drejtuar shefes ekzekutive të platformës në pronësi të Google, Susan Wojcicki.

Letra thotë se Youtube është “një nga kanalet kryesore të dezinformimit në internet në mbarë botën”.

Organizatat duan që YouTube të ndërmarrë masa më të forta kundër videove që përhapin informacion kundër vaksinave dhe dezinformatave gjatë fushatave zgjedhore.

Çfarë thotë letra?

Në letrën e hapur thuhet se “shumë njerëz kanë humbur të dashurit për shkak të dezinformatave”. Akuzat vazhdojnë duke thënë se YouTube nuk bën përpjekjet e mjaftueshme për të adresuar problemin, duke thënë se “po lejon që platforma të armatohet nga aktorë të paskrupullt për të manipuluar dhe shfrytëzuar të tjerët”.

Problemi bëhet më i ndërlikuar kur përmbajtja e rreme nuk është në anglisht, ose e ka origjinën nga vendet në zhvillim. Letra liston shembuj në mbarë botën që kanë potencialin të shkaktojnë dëme në jetën reale.

  • Grupet e “fact checking” kanë bërë thirrje për:
  • Angazhim për një transparencë kuptimplote në lidhje me dezinformimin në platformë
  • Më shumë kontekst dhe zhvlerësim sesa thjesht fshirje të videove
  • Masa kundër shkeljeve të përsëritura
  • Përpjekje e shtuar për të trajtuar dezinformimin në gjuhë të tjera përveç anglishtes

Lexo edhe: YouTube bllokon të gjitha videot me përmbajtje anti-vaksinë

YouTube duhet gjithashtu të rregullojë algoritmet e tij të rekomandimit për tu siguruar që “nuk promovon në mënyrë aktive dezinformimin tek përdoruesit e tij, ose nuk rekomandon përmbajtje që vijnë nga kanale jo të besueshme” thuhet në letër.

Zëdhënësja e YouTube Elena Hernandez tha për Guardian se kompania tashmë po investon në mënyra “për të lidhur njerëzit me përmbajtje autoritative, për të zvogëluar përhapjen e dezinformatave dhe për të fshirë videot dhunuese”.

bbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0