Agjencia e Prokurimit Publik njoftoi se operatorët ekonomikë mund të marrin disa shërbime përmes platformës e-Albania, në një përpjekje për të lehtësuar procedurën për këta të fundit. Sipas njoftimit zyrtar, bizneset aktive në tenderë përmes hyrjes në platformë me NIPT-in e tyre dhe fjalëkalimin mund të sigurojnë nga regjistrimi në sistemin e prokurimeve, deri tek vërtetimi që nuk janë të përjashtuar nga tenderët.
“Agjencia e Prokurimit Publik njofton të gjithë operatorët ekonomikë, të cilët përdorin Sistemin e Prokurimit Elektronik, se:
Për t’iu ardhur në ndihmë operatoreve ekonomikë në lehtësimin e procedurave, në platformën e-Albania, e cila administrohet dhe zhvillohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, do të mundësohen si shërbime të reja elektronike procesi i regjistrim/ndryshim fjalëkalimi apo për pajisjen me vërtetim mospërjashtimi nga prokurimet.
Lexoni: Kosova i kërkon Apple të njohë kufijtë e saj
Konkretisht, të gjithë operatorët ekonomikë pasi të identifikohen në platformën e-Albania me anë të Nipt-it të tyre dhe fjalëkalimit, mund të aplikojnë në secilin nga shërbimet e mëposhtme:
Regjistrimi i Operatorëve Ekonomikë në Sistemin e Prokurimeve Elektronike; Ndryshim Fjalëkalimi në Sistemin e Prokurimeve Elektronike; Vërtetim Mospërjashtimi për Operatorët Ekonomikë”, shrkuhet në njoftimin e APP.
Aktualisht në platformën e-albania ofrohen qindra shërbime për qytetarët dhe bizneset ndërkohë që një sërë shërbimesh u shtuan edhe si pasojë e pandemisë, ku distancimi fizik dhe kufizimi i lëvizjeve sollën nevojën e aplikimit të shërbimeve të reja online.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto