OpenAI po mendon vendosjen e logos në imazhet e gjeneruara nga ChatGPT - Business Magazine Albania

OpenAI po mendon vendosjen e logos në imazhet e gjeneruara nga ChatGPT

Të gjithë kanë qenë duke folur kohët e fundit për ‘‘magjinë’’ e re të ChatGPT,  Studio Ghibli, gjenerimin e imazheve që rrëmbyen në mënyrë të menjëhershme një entuziazëm që se ka ndërmend të përfundojë.

Një përdorues i X, Tibor Blaho, ka vërejtur një kod që thotë image_gen_watermark_for_free, i cili sugjeron se ky funksion do të nisë të aplikojë vendosjen e logos në fotografi, vetëm në imazhet e gjeneruara nga përdoruesit pa pagesë, duke u dhënë atyre një motiv tjetër për të përmirësuar në një abonim të paguar.

Lexo gjithashtu: Paga minimale 500 euro/ Ekspertja Radonshiqi: Shpresë për krahun e punës, por rrezik për bizneset

Kjo nuk është hera e parë që OpenAI ka provuar idenë e personalizimit. Raportet vitin e kaluar zbuluan se kompania kishte zhvilluar një mjet për të vendosur logo në tekstin e gjeneruar nga AI, por si përfundim nuk e ka nxjerrë atë në përdorim.

Logimi mund të ndihmojnë në mbajtjen e etikës, por mund të dëmtojnë përdoruesit.

Kjo vendimmarrje ishte kritikuar nga shumë, pasi duket se ka vendosur fitimet para sjelljes përgjegjëse, vendosja e logos do të ndihmonte për të parandaluar që përmbajtja e gjeneruar nga AI të shfaqej në vende ku nuk duhet, por nëse njerëzit nuk mund ta përdorin produktin lirisht, ata mund të humbasin interesin për të.

Nga ana tjetër, logimi i imazheve të gjeneruara nga përdoruesit pa pagesë mund të ketë një ndikim pozitiv në fitime, nëse trajtohet si duhet. Nuk dihet ende nëse ky funksion do të realizohet, por përdoruesit mund të kenë shumë për të thënë nëse ndodh.

Lexo gjithashtu: Shkrihet AKU, ja çfarë pritet të ndodhë me punonjësit

E rëndësishme është se si do të dukeshin këto logo

Ky lloj koncepti sugjeron që të vendosen tekste ose logo mbi imazhin, por ndoshta nuk do të jetë kështu. Sistemi i këtij personalizimi të Google për imazhet e AI, nuk është i dukshëm për njerëzit. Ai modifikon një numër të vogël pikselësh për të krijuar një model që mund të gjendet nga mjetet e detektimit.

Kjo lloj qasjeje është e dobishme në shumë aspekte, nuk prish imazhin për shikuesit njerëzorë dhe gjithashtu është më e vështirë për t’u hequ, me prerje apo rregullime në Potoshop.

Një të ashtuquajturën ‘‘botë’’ të re tashmë, risitë janë të shumta dhe shpeshta, e vetmja rrugë e mbetur, është përshtatja me to.

digitaltrends

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0