OpenAI po has pengesa me projektin e ri sekret - Business Magazine Albania

OpenAI po has pengesa me projektin e ri sekret

OpenAI po has pengesa me projektin e ri sekret

Më shumë produkte, më shumë probleme.

OpenAI po punon pas skene për një pajisje të re të inteligjencës artificiale, në bashkëpunim me dizajnerin legjendar të Apple, Jony Ive. Por sipas Financial Times, projekti po përballet me sfida të mëdha teknike që mund të shtyjnë lançimin, si edhe dilema më thelbësore rreth vetë konceptit të pajisjes.

Qëllimi, sipas raportimit, është krijimi i një pajisjeje të vogël sa pëllëmba, pa ekran, që monitoron vazhdimisht mjedisin për sinjale zanore dhe pamore, duke iu përgjigjur përdoruesit kur është e nevojshme. Një burim e ka përshkruar si “si Siri, por më e mirë.” Por një nga dilemat kryesore me të cilat po përballen OpenAI dhe Ive? Si ta bëjnë pajisjen inteligjente pa i dhënë personalitet të tepruar apo të përulur, një sfidë që po e has i gjithë sektori i chatbot-eve. “Koncepti është të kesh një mik kompjuterik që nuk është sikur të kesh një të dashur të çuditshme të AI-t,” tha burimi për FT. Pajisja duhet të jetë “e aksesueshme, por jo ndërhyrëse.” OpenAI bleu startup-in e Ive, io, për 6.5 miliardë dollarë në maj, por detajet e marrëveshjes janë mbajtur kryesisht sekret. Në atë kohë, CEO Sam Altman u tha punonjësve se planifikonte të prodhonte 100 milionë pajisje të dizajnuara me Ive, të cilat ai i quajti “shoqërues AI”. Mesa duket, bëhet fjalë për të njëjtin produkt që po raportohet tani. Një element kyç i filozofisë së dizajnit është mungesa totale e ekraneve. Për ta kompensuar, pajisja do të mbështetet në një kamerë, mikrofon dhe altoparlant për të ndërvepruar me përdoruesin. Madje mund të ketë disa kamera, thotë një burim. Ndryshe nga pajisjet aktuale që aktivizohen me fraza si “Hey Siri”, kjo pajisje do të jetë “gjithmonë aktive”, duke mbledhur vazhdimisht të dhëna për të ndërtuar “memorien” e saj. Kjo qasje, e përdorur tashmë nga pajisje të tjera wearables, me siguri do të hapë diskutime serioze për privatësinë nëse produkti del në treg.

Lexo edhe: Atletja e re e Nike përmban një ekzoskelet për të rritur performancën e këmbëve

Por duket se OpenAI dhe Ive duan të krijojnë më shumë sesa një pajisje që mbahet në trup. Ajo është konceptuar që të vendoset edhe në tavolinë dhe të ketë përmasa afërsisht sa një smartphone. Synimi është të jetë një Siri më e mirë, por gjithashtu edhe një alternativë më e avancuar ndaj altoparlantëve inteligjentë si Alexa e Amazon ose Google Home. E gjithë kjo është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Së pari, OpenAI tashmë e ka të vështirë të kontrollojë “personalitetin” e ChatGPT pa irrituar përdoruesit e vet. Tani duhet të gjejë balancën e duhur edhe për një model më të vogël dhe më të shpejtë. “Personaliteti i modelit është shumë i vështirë për t’u balancuar,” tha një burim pranë projektit. “Nuk mund të jetë shumë servil, as shumë direkt; duhet të jetë i dobishëm, por të mos bjerë në një cikël të pafund dialogu.” Pastaj vijnë problemet e harduerit. “Kapaciteti kompjuterik është një tjetër sfidë e madhe,” tha një burim pranë Ive. “Amazon ka kapacitetin për të mbështetur Alexa-n, po ashtu edhe Google. Por OpenAI mezi po menaxhon kërkesën për ChatGPT, e jo më të fuqizojë një pajisje të dedikuar. Duhet ta zgjidhin këtë fillimisht.” Edhe nëse këto pengesa kapërcehen, mbetet pyetja: a ka mjaftueshëm kërkesë për të justifikuar miliarda investime? OpenAI pretendon se ChatGPT ka mbi 700 milionë përdorues aktivë çdo javë, kështu që teorikisht nuk është e pamundur të shiten 100 milionë pajisje. Por deri në prill, vetëm 20 milionë prej tyre paguanin abonim, çka tregon se shumica nuk janë gati të shpenzojnë për produktet e OpenAI. Ndoshta një pajisje fizike do t’i joshte më shumë, por është një bast i madh.

futurism

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0