OpenAI hap arkën, 40 milionë dollarë për organizatat jofitimprurëse - Business Magazine Albania

OpenAI hap arkën, 40 milionë dollarë për organizatat jofitimprurëse

E papritur! OpenAI në partneritet me Google pavarësisht rivalitetit për AI

OpenAI ka shpërndarë 40.5 milionë dollarë (34.74 milionë euro) për më shumë se 200 organizata jofitimprurëse, në raundin e parë të granteve që prej ristrukturimit të saj në tetor, kur organizata jofitimprurëse u riemërua si “OpenAI Foundation”.

Fondacioni është zotuar të japë 25 miliardë dollarë (21.45 miliardë euro) për të mbështetur kërkimet në fushën e shëndetit dhe atë që e quan “AI resilience”, pra mënyra për të minimizuar rreziqet e teknologjive të inteligjencës artificiale. Nuk është bërë e ditur se me çfarë ritmi do të shpërndahen këto fonde.

Në korrik, OpenAI premtoi të jepte 50 milionë dollarë (42.89 milionë euro), pas rekomandimeve të një komisioni këshillimor të ngritur për të ndihmuar organizatën të përmbushë misionin e saj: ndërtimin e një AI të sigurt për të mirën e njerëzimit. Bazuar në rekomandimet e bordit, pritet të publikohen së shpejti edhe 9.5 milionë dollarë (8.15 milionë euro) të tjera në formë grantesh.

Grantet janë të pakushtëzuara, që do të thotë se organizatat mund t’i përdorin fondet si të duan. Megjithatë, OpenAI u ka kërkuar aplikantëve të propozojnë projekte që përmirësojnë edukimin për AI, forcojnë jetën civile ose nxitin mundësitë ekonomike. Ato iu kufizuan organizatave me buxhet vjetor mes 500,000 dhe 10 milionë dollarëve.

Lexo edhe: Rusia bllokon Roblox-in, akuza për terrorizëm dhe përmbajtje LGBT

Më shumë se 3,000 organizata aplikuan për raundin e parë. Aplikimet u shqyrtuan nga këshilltarë të jashtëm, ndërsa vendimet finale i mori bordi i fondacionit. Vetëm pak fitues janë organizata teknologjike; të tjerat përfshijnë organizata gazetareske, trupa vallëzimi dhe organizata komunitare.

Orkestra e të Rinjve “Three Rivers Young People’s Orchestras” në Pittsburgh mori një grant prej 90,000 dollarësh (77,200 euro), që përbën 10% të buxhetit vjetor të saj. Drejtoresha ekzekutive, Lindsey Nova, u shpreh e surprizuar nga përzgjedhja. Ajo tha se organizata e saj tashmë përdor ChatGPT si mjet ndihmës në shkrime, gjë që e kishte përfshirë në aplikim.

Organizata propozoi përdorimin e fondeve për të hulumtuar zhvillimin e dy aplikacioneve të reja: një për regjistrimin e provave me shënime të automatizuara të dirigjentit dhe një tjetër për të prodhuar komente të lidhura me pjesët specifike të provës. “Kjo nuk mund ta zëvendësojë dirigjentin apo fëmijët që mësojnë instrumentin e tyre,” tha Nova. “Por mund t’i ndihmojë të kuptojnë më qartë se çfarë duhet të përmirësojnë mes provave.”

Nova bashkëpunoi me Adam Hertzman, drejtues i firmës së konsulencës filantropike “Adartova”, i cili e ndihmoi me idetë dhe aplikimin. Hertzman tha se shumë organizata të vogla dhe të mesme mund të mos kenë qenë në dijeni të thirrjes së hapur.

OpenAI u themelua si organizatë jofitimprurëse në vitin 2015, por më vonë krijoi një degë komerciale që sot është një nga startup-et më të vlefshme në botë. Për vite me radhë, kompania ka kërkuar të largohet nga struktura nonprofit për të lehtësuar tërheqjen e investimeve. Në tetor, ajo arriti një marrëveshje me rregullatorët për t’u riorganizuar si “public benefit corporation”, megjithëse bordi nonprofit mbetet autoriteti më i lartë vendimmarrës.

Të hënën, krahu komercial i OpenAI publikoi një thirrje të re për propozime kërkimore në fushën e AI dhe shëndetit mendor, me një fond prej 2 milionë dollarësh (1.72 milionë euro) që do t’u jepet kryesisht organizatave jofitimprurëse deri në mesin e janarit. Kjo ndodh në një kohë kur kompania përballet me disa padi, që pretendojnë se ChatGPT ka shkaktuar dëme psikologjike, përfshirë raste vetëvrasjeje apo krijimi të iluzioneve tek persona pa histori të mëparshme të problemeve të shëndetit mendor.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0