OpenAI do të lançojë opsionin "Hyr me ChatGPT" për aplikacionet e palëve të treta - Business Magazine Albania

OpenAI do të lançojë opsionin “Hyr me ChatGPT” për aplikacionet e palëve të treta

OpenAI do të lançojë opsionin "Hyr me ChatGPT" për aplikacionet e palëve të treta

OpenAI është në proces zhvillimi të një veçorie të re që do t’u lejojë përdoruesve të hyjnë në aplikacione të palëve të treta duke përdorur llogaritë e tyre në ChatGPT. Iniciativa, që aktualisht ndodhet në fazën eksploruese, mund ta pozicionojë ChatGPT si një opsion universal identifikimi, i ngjashëm me “Hyr me Google” apo “Hyr me Apple”. Kompania ka lançuar një formular interesi për zhvilluesit, për të matur kërkesën dhe për të mbledhur feedback nga partnerë të mundshëm. Ky formular fton aplikime nga një gamë e gjerë biznesesh – nga startup-e me më pak se 1,000 përdorues aktivë në javë deri te platforma të mëdha me mbi 100 milion përdorues.

Formulari gjithashtu kërkon informacion mbi strategjitë aktuale të monetizimit të inteligjencës artificiale dhe mbi përdorimin e shërbimeve API të OpenAI, që mund të ndihmojnë në përcaktimin e mënyrës se si sistemi i ri i identifikimit mund të integrohet me ekosistemet ekzistuese.

Testuar në mjetet për zhvilluesit

OpenAI ka nisur tashmë testimet e para në disa mjedise të kufizuara. Një provë e fundit në mjetin me burim të hapur Codex CLI u dha mundësi zhvilluesve të lidhin llogaritë e tyre ChatGPT (Free, Plus ose Pro) me llogaritë API. Si nxitje, OpenAI ofroi kredi: 5 dollarë për përdoruesit Plus dhe 50 dollarë për ata Pro që përdorën kredencialet e ChatGPT për t’u identifikuar. Këto prova sugjerojnë se OpenAI është serioz në përpjekjen për ta zgjeruar përdorimin e llogarive ChatGPT përtej platformës së vet.

Lexo edhe:Katër gabime teknologjike që mund të të kushtojnë fatin e kompanisë

Një zhvendosje strategjike drejt një ekosistemi më të gjerë

Me rreth 600 milion përdorues aktivë çdo muaj, ChatGPT është kthyer në një mjet të përhapur në përdorim si në jetën personale, ashtu edhe në atë profesionale. Prezantimi i një opsioni universal për identifikim mund të shfrytëzojë këtë bazë të gjerë përdoruesish për të fituar terren në fushën e autentifikimit  një territor aktualisht i dominuar nga gjigantë teknologjikë si Google, Apple dhe Microsoft. Qasja e OpenAI reflekton një ambicie më të madhe për të eklipsuar kufijtë e platformës së vet dhe për të integruar më thellë shërbimet e saj të inteligjencës artificiale në jetën digjitale të përditshme të përdoruesve. Duke thjeshtuar mënyrën e hyrjes dhe duke mundësuar aksesin e përbashkët në disa aplikacione e shërbime përmes një llogarie të vetme ChatGPT, kompania mund të zgjerojë ndjeshëm ndikimin e saj.

Komoditet për përdoruesit dhe shqetësime mbi privatësinë

Një opsion i vetëm për hyrje ofron lehtësi të madhe për përdoruesit, pasi redukton nevojën për të mbajtur mend shumë fjalëkalime apo për të menaxhuar llogari të ndryshme. Megjithatë, kjo komoditet duhet të balancohet me siguri dhe mbrojtje të fortë të privatësisë – fusha në të cilat lojtarët ekzistues kanë vendosur standarde të larta. OpenAI ende nuk ka zbuluar se çfarë kornize sigurie apo politika të të dhënave do të zbatojë për përdorimin e kredencialeve të ChatGPT në hyrjet e palëve të treta. Këto detaje do të jenë thelbësore për të fituar besimin si të zhvilluesve, ashtu edhe të përdoruesve fundorë.

YS

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0