“Open Balkan”/ Pesë marrëveshje për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave pritet të firmosen në Tiranë - Business Magazine Albania

“Open Balkan”/ Pesë marrëveshje për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave pritet të firmosen në Tiranë

Nisma “Open Balkan” e inicuar nga tre shtete, Shqipëri, Maqedoni e Veriut dhe Serbi do të finalizojë pas një viti takimesh dhe përpjekjesh, disa marrëveshje për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe të mallrave.

Qëllimi final i kësaj nisme është krijimi i një tregu të përbashkët rajonal, ndërsa liderët e tre vendeve shprehen se marrja në dorë e frenave, pa drejtimin e BE-së, e cila nisi Iniciativën e Berlinit, do të përshpejtojë procesin e krijimit të trrgut të përbashkët rajonal dhe t’i japë një dinamizëm të ri tregtisë mes vendeve.

Pas takimit në Maqedoninë e Veriut, ai i radhës mes kryeministrit Edi Rama, Vuçiç dhe Zoran Zaev mbahet sot në Tiranë.

Mbrëmjen e djeshme delegacionet zhvilluan një darkë informale në Elbasan aty ku u pritën nga kryeministri Rama. Takimi zyrtar u zhvillua në Pallatin e Brigadave.

Përveç delegacioneve nga të tre vendet, në samit do të marrë pjesë online dhe komisioneri i BE për zgjerimin dhe fqinjësinë Oliver Verheli, si dhe Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal. Në këtë takim do të nënshkruhen 5 marrëveshje.

Folës gjatë punimeve të samitit

  • -Kryeministri Edi Rama
  • -Presidenti serb, Aleksandar Vučić
  • -Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev
  • -Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Olivér Várhelyi
  • -Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu,
  • -Drejtor i Sekretariatit të CEFTA-s, Emir Djikic
  • -Drejtor i Komunitetit të Transportit, Matej Zakonjšek
  • -Kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Serbisë, Marko Cadez
  • -Në seancë marrin pjesë edhe krerët e dhomave të tregtisë:
  • -Ines Muçostepa, Antoni Peshev

Marrëveshjet që do të nënshkruhen

  • Marrëveshja për kushtet për akses të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor.
  • Marrëveshja për ndërlidhjen e skemave të identifikimit elektronik të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.
  • Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore dhe ushqimore për kafshë dhe fitosanitare në Ballkanin Perëndimor.
  • Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohjen reciproke të autorizimeve të operatorit ekonomik të autorizuar – siguri dhe siguri (AEOS).
  • Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohjen reciproke të autorizimeve të operatorit ekonomik të autorizuar – siguri dhe siguri (AEOS).

Edhe pse ekspertët ekonomikë argumentojnë se kjo nismë do të favorizojë Serbinë, si vendi i cili ka ekonominë më të madhe në rajon dhe më të speciaëizuar sa i përket bujqësisë, shumë të tjerë mendojnë se kjo është një qasje që do sjellë prosperitet për një rajon të përçarë nga luftërat dhe të nxitur nga nacionalizmat e së shkuarës. Vendet e tjera ende nuk i janë bashkuar nismës, me Kosovën e cila refuzon bashkëpunimin tregtar në lushtet kur nuk ka njohje reciproke me Serbinë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0