Nisma “Open Balkan” e inicuar nga tre shtete, Shqipëri, Maqedoni e Veriut dhe Serbi do të finalizojë pas një viti takimesh dhe përpjekjesh, disa marrëveshje për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe të mallrave.
Qëllimi final i kësaj nisme është krijimi i një tregu të përbashkët rajonal, ndërsa liderët e tre vendeve shprehen se marrja në dorë e frenave, pa drejtimin e BE-së, e cila nisi Iniciativën e Berlinit, do të përshpejtojë procesin e krijimit të trrgut të përbashkët rajonal dhe t’i japë një dinamizëm të ri tregtisë mes vendeve.
Pas takimit në Maqedoninë e Veriut, ai i radhës mes kryeministrit Edi Rama, Vuçiç dhe Zoran Zaev mbahet sot në Tiranë.
Mbrëmjen e djeshme delegacionet zhvilluan një darkë informale në Elbasan aty ku u pritën nga kryeministri Rama. Takimi zyrtar u zhvillua në Pallatin e Brigadave.
Përveç delegacioneve nga të tre vendet, në samit do të marrë pjesë online dhe komisioneri i BE për zgjerimin dhe fqinjësinë Oliver Verheli, si dhe Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal. Në këtë takim do të nënshkruhen 5 marrëveshje.
Folës gjatë punimeve të samitit
- -Kryeministri Edi Rama
- -Presidenti serb, Aleksandar Vučić
- -Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev
- -Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Olivér Várhelyi
- -Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu,
- -Drejtor i Sekretariatit të CEFTA-s, Emir Djikic
- -Drejtor i Komunitetit të Transportit, Matej Zakonjšek
- -Kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Serbisë, Marko Cadez
- -Në seancë marrin pjesë edhe krerët e dhomave të tregtisë:
- -Ines Muçostepa, Antoni Peshev
Marrëveshjet që do të nënshkruhen
- Marrëveshja për kushtet për akses të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor.
- Marrëveshja për ndërlidhjen e skemave të identifikimit elektronik të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.
- Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore dhe ushqimore për kafshë dhe fitosanitare në Ballkanin Perëndimor.
- Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohjen reciproke të autorizimeve të operatorit ekonomik të autorizuar – siguri dhe siguri (AEOS).
- Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohjen reciproke të autorizimeve të operatorit ekonomik të autorizuar – siguri dhe siguri (AEOS).
Edhe pse ekspertët ekonomikë argumentojnë se kjo nismë do të favorizojë Serbinë, si vendi i cili ka ekonominë më të madhe në rajon dhe më të speciaëizuar sa i përket bujqësisë, shumë të tjerë mendojnë se kjo është një qasje që do sjellë prosperitet për një rajon të përçarë nga luftërat dhe të nxitur nga nacionalizmat e së shkuarës. Vendet e tjera ende nuk i janë bashkuar nismës, me Kosovën e cila refuzon bashkëpunimin tregtar në lushtet kur nuk ka njohje reciproke me Serbinë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.