Samsung Electronics prezantoi sot One UI 5 Watch, që do të jetë e disponueshme për pajisjet Galaxy Watch gjatë këtij viti. Softueri i saj i ri është krijuar për të sjellë një përvojë më të shëndetshme dhe më të personalizuar, duke përfshirë përmirësime për një gjumë më të mirë gjatë natës – një proçes i cili shpesh neglizhohet, por është shumë thelbësor për mirëqenien e përgjithshme – si edhe funksioneve të ndryshme lidhur me aktivitetet fizike dhe sigurinë tuaj.
“Samsung përpiqet gjithmonë për të ofruar një përvojë gjithëpërfshirëse të shëndetëshme dhe për t’i ndihmuar përdoruesit të arrijnë qëllimet e tyre për sa i përket shëndetit. Tani më shumë se kurrë, ne besojmë se kjo fillon me një gjumë të mirë gjatë natës, “tha Hon Pak, Zëvendës President dhe Shef i Ekipit të Shëndetit Digjital, MX Business në Samsung Electronics. “One UI 5 Watch i ri vijon angazhimin tonë për t’i ndihmuar njerëzit të përmirësojnë cilësinë e gjumit të tyre, në mënyrë që ata të mund të jenë të shplodhur mjaftueshëm dhe të gatshëm për ditën.”
Gjumë i mirë: thelbësor për një shëndet më të mirë
Samsung i ka fokusuar përpjekjet e tij në tre elementë kryesorë për pasur një gjumë më të mirë: të kuptuarit e modeleve personale të gjumit, ndërtimin e zakoneve të shëndetshme dhe krijimin e një mjedisi të rehatshëm për gjumë. One UI 5 Watch ofron këto elemente për të pasur një përvojë të kompleturar për një gjumë cilësor.
Sleep Insights UI i ri shfaq në mënyrë të detajuar rezultatin e gjumit të përdoruesit për të ofruar një raport më të qartë të gjumit të natës së mëparshme, e ndjekur nga metrikat përkatëse si fazat e gjumit, orët e gërhitjes dhe nivelet e oksigjenit në gjak. Përveç kësaj, Sleep Coaching – i përshtatur rreth tetë llojeve të ndryshme të gjumit[2] – bëhet gjithashtu lehtësisht i aksesueshëm në Galaxy Watch si dhe në telefonin tuaj, duke e bërë në një mënyrë më të përshtatshme dhe motivuese për përdoruesit për të gjurmuar zakonet e tyre në çdo kohë dhe kudo.
Lexo: Benzi punëson ekipin e Formula 1 për projektimin e makinave të ardhshme elektrike
Krijimi i një ambienti të rehatshëm mund të sjellë ndryshim në cilësinë e gjumit, madje edhe shpërqendrimet e vogla mund të kenë ndikim të madh. Kjo është arsyeja pse Samsung e ka bërë më të lehtë lidhjen e Galaxy Watch me një gamë të gjerë pajisjesh. Pasi Galaxy Watch zbulon nëse përdoruesit kanë rënë në gjumë, modaliteti SmartThings arrin të fikë të gjitha pajisjet e lidhura të përdoruesit, për të krijuar një mjedis më të favorshëm për të pushuar. Modaliteti i gjumit heq me shpejtësi tingujt e njoftimeve dhe zbeh dritën e ekranit të telefonit ose orës së përdoruesit. Këto veçori të One UI 5 Watch janë falë një sensori infrared në vend të një dritë LED jeshile, për të minimizuar kështu shpërqendrimet.
Një partner fitnesi më i zgjuar
Modaliteti i personalizuar Heart Rate Zone është shtuar në Galaxy Watch – duke përfshirë analizën e vrapimit në kohë reale dhe një program trajnimi të personalizuar. Kjo veçori e re analizon aftësitë fizike individuale dhe vendos pesë nivele optimale të intensitetit të stërvitjes (ngrohje, djegie e shtesës dhjamore, kardio, stërvitje intensive). Kjo u mundëson përdoruesve të vendosin disa qëllime bazuar në aftësinë e tyre, nga djegia e yndyrës deri tek kardio me intensitet të lartë.
Të apasionuarit pas aktiviteteve në natyrë me Galaxy Watch Pro kanë përfitime shtesë, duke filluar me një Route Workout — modalitet i cili i jep përparësi vrapimit dhe ecjes krahas opsioneve të disponueshme më parë për ngjitje në mal apo çiklizëm. Përdoruesit e Galaxy Watch Pro gjithashtu mund të kërkojnë dhe aksesojnë bazën e të dhënave të GPX drejtpërdrejt përmes aplikacionit Samsung Health, si dhe të marrin rekomandime për rrugët e reja bazuar në të dhëna si vendndodhja, koha, vlerësimi ose popullariteti.
Siguria e para
Siguria është një domosdoshmëri kur bëhet fjalë për shëndetin dhe mirëqenien, kështu që One UI 5 Watch ofron gjithashtu mjete të përmirësuara për t’iu bërë të ndiheni të sigurt. Përditësimet e veçorisë SOS mundësojnë komunikim të drejtpërdrejtë me një numër telefoni urgjence për të transmetuar informacionin mbi vendndodhjen e përdoruesit[5] dhe gjithashtu lejojnë qasje të menjëhershme në informacionin mjekësor të përdoruesit. Për më tepër, modaliteti Fall Detection tani aktivizohet automatikisht për përdoruesit në moshë[6] për t’i ndihmuar ata në rast emergjence. Këto janë vetëm disa nga shembujt e përpjekjeve të vazhdueshme të Samsung për të rritur sigurinë e përdoruesit.
Rreth Samsung Electronics
Samsung frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me idetë dhe teknologjitë e tij transformuese. Kompania po ridimensionon botën e televizorëve, smartfonëve, aksesorëve, tabletave, aparateve digjitale, sistemeve të rrjetëzimit dhe memorieve, sistemeve LSI, zgjidhjeve teknologjike dhe LED. Për të rejat më të fundit, ju lutemi vizitoni faqen e risive më të fundit të Samsung në adresën news.samsung.com.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto