“One Mali i Zi”, pjesë e panairit të turizmit në Tiranë me oferta gati të pakufizuara për turistët shqiptarë - Business Magazine Albania

“One Mali i Zi”, pjesë e panairit të turizmit në Tiranë me oferta gati të pakufizuara për turistët shqiptarë

Nën markën me ngjyrat vjollcë e të verdhë, turistët shqiptarë ndihen në Mal të Zi si në shtëpinë e tyre. 

Turistët shqiptarë që do të vizitojnë këtë verë Malin e Zi do të priten me shumë avantazhe në saje të markës së njohur të telekomunikacionit me ngjyrat vjollcë e të verdhë. Angazhimin për ofrimin e një shërbimi ku përdoruesit do të ndihen si ‘në shtëpinë e tyre’ e garantuan lideri i telekomunikacionit One Mali i Zi dhe Organizata Kombëtare e Turizmit e Malit të Zi në panairin e turizmit të mbajtur para pak ditësh,në Tiranë.

Si pjesë e grupit hungarez 4iG, One, një brend në zhvillim e sipër në tregun e Ballkanit Perëndimor, është i vendosur t’i sigurojë përdoruesve të One në Shqipëri dhe në Mal të Zi përvojën më të mirë për përdoruesit.

Kur udhëtojmë, duam të jemi të bindur se mund të mbështetemi në çdo kohë në rrjetin që kemi zgjedhur. Në Mal të Zi, s’ka rëndësi nëse jeni në bregdet, në malet tona të bukura apo edhe në pjesën veriore të Malit të Zi, rrjeti më i besueshëm e me traditë më të gjatë është padyshim One. Së bashku me mikpritjen tradicionale malazeze, ne besojmë se brendi ynë do t’i bëjë të gjithë ata, që zgjedhin vendin tonë për pushimet e tyre vjetore, të ndihen si në shtëpinë e tyre.”- theksoi Branko Mitrovic, Drejtori Ekzekutiv i One në Mal të Zi.

Lexo edhe: Grupi 4iG, investitori i kompanisë One Albania dhe Telecom Egypt nënshkruajnë kushtet e bashkëpunimit për krijimin e një linje kabllore direkte nënujore midis Shqipërisë dhe Egjiptit

Përveç besueshmërisë, e cila është e domosdoshme për kompaninë e telekomunikacionit One, në të dy vendet, një pjesë e detyrueshme e ofertës është interneti i mjaftueshëm për komunikim me të dashurit, ndarjen e fotove të mrekullueshme nga plazhet dhe malet malazeze, eksplorimin e destinacioneve, me pak fjalë, gjithçka që duhet për një verë të paharrueshme.

Oferta tërheqëse turistike me parapagesë përfshin gjithashtu një mënyrë më të thjeshtë të qasjes ndaj shërbimeve me anë të eSIM-it. Vlen të theksohet se turistët, në varësi të kohës që do të qëndrojnë në Mal të Zi, mund të zgjedhin një nga paketat thuajse të pakufizuara, 500 GB për 15 ditë, me çmim 15 euro, ose 1T për 30 ditë, për vetëm 20 euro. Për ata që preferojnë mënyrën tradicionale, kartën SIM, atë mund ta sigurojnë në të gjithë degët e One në të gjithë Malin e Zi.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0