OKB: Ndryshimet klimatike kërcënojnë të drejtat e njeriut dhe planetin - Business Magazine Albania

OKB: Ndryshimet klimatike kërcënojnë të drejtat e njeriut dhe planetin

Shefja e Kombeve të Bashkuara për të Drejta të Njeriut, Michelle Bachelet, ka thënë se ndryshimet klimatike, ndotja e ajrit dhe humbjet në natyrë, janë duke krijuar konflikte në gjithë botën dhe përbëjnë kërcënimin më të madh për të drejtat e njeriut në botë.

“Krizat e ndërlidhura me ndotje të ajrit, ndryshime klimatike dhe biodiversitet veprojnë si kërcënime të shumëfishta, rrisin konfliktet, tensionet, pabarazitë strukturore dhe përballin njerëzit me situata tejet të cenueshme”, ka thënë ajo në nisje të një sesioni të ri për të drejta të njeriut më 13 shtator.

LEXO: Kriza klimatike është historia e një krimi

“Ndërkohë që rriten këto kërcënime nga ambienti, ato përbëjnë kërcënimin më të madh për të drejtat e njeriut në epokën tonë”, ka thënë ajo, teksa iu është referuar zhvillimeve klimatike “ekstreme dhe vrasëse”, sikurse vërshimet në Gjermani dhe zjarret pyjore në Kaliforni.

Përfaqësuesit qeveritarë dhe ekspertë për klimën nga e gjithë bota do të mblidhen për dy javë në muajin nëntor në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike. “Na duhet të rrisim pritshmëritë – e ardhmja jonë e përbashkët varet nga to”, ka thënë Bachelet.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0