OBSH: Fundi i pandemisë afër. Koha t’i japim goditjen finale - Business Magazine Albania

OBSH: Fundi i pandemisë afër. Koha t’i japim goditjen finale

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se numri i rasteve të infektimit me koronavirus ka rënë në mënyrë dramatike në botë, prandaj të gjitha shtetet duhet që të shfrytëzojnë këtë mundësi sipas OBSH, për t’i dhënë fund pandemisë.

Numri i rasteve të reja me koronavirus, i cili ka lënë të vdekur miliona njerëz prej fundit të vitit 2019, ka rënë në nivelet më të ulëta prej marsit të vitit 2020, ka thënë shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Lexo edhe: Koha për një dozë të katërt të vaksinës Covid? Ja pse profesionistët mjekësorë janë skeptikë 

“Nuk kemi qenë kurrë në pozitë më të mirë për t’i dhënë fund pandemisë. Nuk e kemi arritur ende këtë gjë, por fundi po shihet. Një vrapues maratone nuk ndalet kur sheh se i është afruar fundit. Përkundrazi, ai vrapon edhe më shumë, me gjithë energjinë që i ka mbetur. Ashtu duhet të veprojmë edhe ne. Jemi në pozicion fitues. Tani është koha më e keqe për të ndalur vrapin”, ka paralajmëruar ai.

Nëse nuk veprojmë tani, tha ai, rrezikojmë të përballemi me më shumë variante, më shumë vdekje, dhe me më shumë paqartësi. Organizata Botërore e Shëndetësisë e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020.

Reuters 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0