OBSH dhe Viber bashkë kundër keqinformimit rreth Covid-19 me chatbot ndërveprues shumëgjuhësh

OBSH dhe Viber bashkë kundër keqinformimit rreth Covid-19 me chatbot ndërveprues shumëgjuhësh


Organizata Botërore e Shëndetësisë bashkëpunon me një chat të ri interaktiv, si Rekuten Viber. Ky bashkëpunim synon të jap informacion të saktë tek njerëzit në gjuhë të shumta.  

Lexo: OBSH paralajmëron: Në ditët e ardhshme numri i vdekjeve do shkojë mbi 50,000

Partneriteti me Rakuten Viber, i jep OBSH-së mundësinë për të arritur mbi 1 miliardë njerëz në gjuhën e tyre locale, direkt përmes telefonave të tyre celular.

“Qëllimi i OBSH-së është të arrij sa më shumë njerëz me informacion të besueshëm shëndetësor, përmes teknologjisë inovative dixhitale. Informacioni është i fuqishëm dhe mund të ndihmojë në shpëtimin e jetës gjatë kësaj pandemie, “tha Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus

Pasi të regjistrohen në chatbot OBSH Viber, përdoruesit do të marrin njoftime me lajmet dhe informacionet më të fundit direkt nga OBSH. Përdoruesit gjithashtu mund të mësojnë se si të mbrojnë veten e tyre dhe të provojnë njohuritë e tyre mbi koronavirusin përmes një kuizi interaktiv që ndihmon në luftën ndaj Covid-19. Një tjetër qëllim i partneritetit është të luftojë dezinformimin.

Lexo: Rama: Mos paguani qeratë. Dënohet qeradhënësi që kërkon pagesën mujore si famijeve edhe bizneseve

Viber ka krijuar një pako të posaçme ngjitëse, për tu lidhur me temën e Ditës Botërore të Shëndetit të OBSH-së, e cila njeh infermierët, mamitë dhe punonjësit e tjerë të kujdesit shëndetësor, për punën që ata po bëjnë dhe sakrificat që ata po bëjnë, për të luftuar këtë pandemi.

Chatbot është lirisht i disponueshëm dhe laneçohet sot në anglisht, rusisht dhe arabisht me më shumë se 20 gjuhë që do të shtohen.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0