Nvidia ka një problem me paratë, ka më shumë seç duhet! - Business Magazine Albania

Nvidia ka një problem me paratë, ka më shumë seç duhet!

Nvidia ka një problem me paratë, ka më shumë seç duhet!

Kur Nvidia njoftoi këtë javë se do të marrë një pjesë prej 2 miliardë dollarësh në kompaninë e dizajnimit të çipave Synopsys, ky ishte vetëm investimi më i fundit në një seri angazhimesh gjigante që kompania ka bërë gjatë vitit.

Nvidia ka deklaruar gjithashtu se do të marrë një pjesë prej 1 miliard dollarësh në Nokia, do të investojë 5 miliardë te Intel dhe 10 miliardë në Anthropic, gjithsej 18 miliardë dollarë angazhime investimesh vetëm nga këto katër marrëveshje, pa llogaritur investimet më të vogla të kapitalit sipërmarrës. Kjo shifër nuk përfshin fare angazhimin më të madh: 100 miliardë dollarë për të blerë aksione të OpenAI përgjatë disa viteve, ndonëse ende nuk ka një marrëveshje përfundimtare, ka sqaruar CFO e Nvidia-s, Colette Kress. Shumë para, shumë marrëveshje – por Nvidia ka likuiditetin për të shkruar çekë kaq të mëdhenj. Në fund të tetorit, Nvidia kishte 60.6 miliardë dollarë para cash dhe investime afatshkurtra. Krahasuar me vetëm 13.3 miliardë dollarë në janar 2023, pak pasi OpenAI lançoi ChatGPT. Aty nisën ndryshimet: atë moment Nvidia e ktheu çipin e saj në produktin më të vlefshëm të teknologjisë në botë. Ndërsa Nvidia është transformuar nga prodhues videolojërash në kompaninë më të vlefshme në SHBA, bilanci i saj financiar është shndërruar në një “fortesë”, dhe investitorët po pyesin gjithnjë e më shpesh se çfarë do të bëjë kompania me gjithë këtë para. “Asnjë kompani nuk është rritur me këtë ritëm e me këtë shkallë,” u shpreh CEO Jensen Huang gjatë telefonatës së fitimeve muajin e kaluar, kur u pyet për planet e kompanisë me rezervat e mëdha të cash-it. Analistët e FactSet parashikojnë se Nvidia do të gjenerojë 96.85 miliardë dollarë fluks të lirë monetar vetëm këtë vit dhe plot 576 miliardë dollarë në tre vitet e ardhshme.

Lexo edhe: Banka e Shqipërisë jep miratimin për licensimin e “JET Bank”, bankës së parë plotësisht digjitale

A duhet Nvidia të blejë më shumë nga aksionet e veta?

Disa analistë mendojnë se kjo është rruga e duhur. “Nvidia pritet të gjenerojë mbi 600 miliardë dollarë fluks të lirë në pak vite dhe duhet të ketë mjaftueshëm për blerje oportuniste të aksioneve,” shkroi analisti Ben Reitzes i Melius Research. Në gusht, bordi i kompanisë shtoi 60 miliardë dollarë në autorizimin e blerjes së aksioneve. Gjatë nëntë muajve të parë të vitit, Nvidia shpenzoi 37 miliardë dollarë në blerje aksionesh dhe dividentë. “Do të vazhdojmë me riblerjet e aksioneve,” tha Huang. Por Nvidia nuk po ndalet vetëm te buyback-et.

Pse Nvidia po investon kaq shumë?

Huang shpjegoi se fuqia financiare e kompanisë i jep besim klientëve dhe furnitorëve se porositë e së ardhmes, të cilat ai i quajti “offtake”, do të përmbushen. “Reputacioni ynë dhe besueshmëria jonë janë të jashtëzakonshme,” tha ai. “Një bilanc kaq i fortë është thelbësor për të përballuar rritjen e këtij niveli.” CFO Kress shtoi se fokusi më i madh i kompanisë është sigurimi që Nvidia të ketë mjaftueshëm likuiditet për të dorëzuar në kohë produktet e gjeneratës së ardhshme. Furnitorët e mëdhenj, si Foxconn dhe Dell, shpesh kërkojnë që Nvidia të ofrojë kapital qarkullues për inventar dhe rritje të kapaciteteve të prodhimit. Huang e quajti investimet strategjike të kompanisë “punë të rëndësishme” që zgjerojnë përdorimin e teknologjisë së saj CUDA dhe ekosistemin e AI-së. Nvidia nuk u kërkon kompanive në të cilat investon të përdorin produktet e saj — por të gjitha i përdorin sido që të jetë. Deri tani, Nvidia ka bërë 8.2 miliardë dollarë investime në kompani private, të cilat praktikisht kanë zëvendësuar blerjet e mëdha (M&A).

Pse Nvidia nuk po blen më kompani të mëdha?

Blerja më e madhe e Nvidia-s ka qenë ajo e Mellanox për 7 miliardë dollarë në vitin 2020, e cila u bë themel për produktet aktuale të AI, që nuk janë vetëm çipa, por sisteme të tëra serverësh që shiten me rreth 3 milionë dollarë. Por kur tentoi të blinte Arm për 40 miliardë dollarë, përballi pengesa të mëdha rregullatore nga SHBA dhe Britania, dhe u detyrua të tërhiqej. Që atëherë, blerjet e Nvidia-s kanë qenë të vogla dhe të fokusuara në ekipe inxhinierike, por jo në nivele shumë-miliardëshe. “Është shumë e vështirë të gjesh sot blerje të mëdha të mundshme,” u shpreh Kress këtë javë. “Do të doja që të kishte mundësi, por nuk është e lehtë.”

cnbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0