Nvidia investon 5 mld $ në Intel, një aleancë për epokën e re të AI-së - Business Magazine Albania

Nvidia investon 5 mld $ në Intel, një aleancë për epokën e re të AI-së

Nvidia, prodhuesi më i madh i çipeve në botë, njoftoi të enjten se do të investojë 5 miliardë dollarë (4,23 miliardë euro) në Intel dhe do të bashkëpunojë me gjigandin amerikan të teknologjisë për zhvillimin e produkteve të reja.

Intel do të dizajnojë dhe prodhojë qendra të dhënash të personalizuara dhe produkte kompjuterike, të cilat do të ndërtohen krah për krah me kompaninë më të vlefshme publike në botë.

Sipas marrëveshjes, Intel do të krijojë çipe të personalizuara për platformat e inteligjencës artificiale të Nvidia-s, ndërsa për kompjuterët personalë, Intel do të ndërtojë procesorë që integrojnë teknologjinë e Nvidia-s.Nvidia tha se do të blejë aksione të zakonshme të Intel-it në vlerën prej 23,28 dollarë për aksion, një investim që mbetet i kushtëzuar nga miratimi i autoriteteve rregullatore.

Lexo edhe: Meta sfidon realitetin, Zuckerberg prezanton syzet e reja inteligjente me AI

“Kjo bashkëpunim historik lidh ngushtë platformën e përshpejtuar të Nvidia-s me CPU-të e Intel-it dhe ekosistemin e gjerë x86,një shkrirje e dy platformave botërore,” u shpreh CEO i Nvidia-s, Jensen Huang. “Së bashku, do të zgjerojmë ekosistemet tona dhe do të vendosim themelet për epokën e re të kompjuterizimit.”

Ky është një shpëtim për Intel-in, pionierin e Silicon Valley-t që dikur udhëhiqte rritjen e teknologjisë falë procesorëve të tij për kompjuterët personalë, por që mbeti pas me revolucionin e pajisjeve mobile pas vitit 2007 dhe më vonë gjatë bumit të inteligjencës artificiale.

Në tregun parësor, aksionet e Intel-it u rritën me 30%, ndërsa ato të Nvidia-s me gati 3%.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0