Nvidia dhe AMD do t’i paguajnë qeverisë amerikane 15% të të ardhurave nga shitjet në Kinë - Business Magazine Albania

Nvidia dhe AMD do t’i paguajnë qeverisë amerikane 15% të të ardhurave nga shitjet në Kinë

Në një marrëveshje të paprecedentë, prodhuesit e çipave Nvidia dhe AMD ranë dakord të paguajnë 15% të të ardhurave të tyre nga shitjet e çipave të inteligjencës artificiale në Kinë për qeverinë e Shteteve të Bashkuara. Lajmi, i raportuar së pari nga Financial Times, bazohet në një marrëveshje për sigurimin e licencave të eksportit në tregun kinez.

Nvidia do të ndajë të ardhurat nga shitjet e çipit të saj H20, ndërsa kjo marrëveshje vlen për çipet MI308 të AMD-së. Sipas burimeve të FT, administrata Trump ende nuk ka vendosur mënyrën se si do të përdorë këto fonde.

Ekspertja Susannah Streeter nga Hargreaves Lansdown theksoi se kjo marrëveshje është një shembull i qartë i përuljes së një gjigandi të teknologjisë ndaj kërkesave të administratës amerikane për të fituar avantazhe në një treg ku marrëdhëniet tregtare po rishqyrtohen rrënjësisht. Ajo shtoi se Nvidia ka pësuar një humbje prej 2.5 miliardë dollarësh në tremujorin e parë për shkak të kufizimeve në shitjet e H20 në Kinë, por beson se kontributi prej 15% ia vlen për të ruajtur aksesin në këtë treg të madh dhe në zhvillim të shpejtë.

Shteti amerikan nisi javën e kaluar të japë licenca për shitjen e çipit H20 në Kinë, duke bërë një kthesë nga ndalimi i prillit, i cili ishte nxitur nga shqetësimet për përdorimin ushtarak të teknologjisë. Çipi H20 është projektuar posaçërisht për tregun kinez, në përputhje me kufizimet e vendosura nga presidenti Joe Biden në 2023.

Kritikët, përfshirë CEO-n e Nvidia-s Jensen Huang, kanë argumentuar se ndalimi i eksportit i ka shkaktuar më shumë dëm kompanive amerikane sesa Kinës dhe ka nxitur inovacionin e industrisë kineze. Marrëveshjet e reja të AMD dhe Nvidia janë të pazakonta, pasi nuk ka pasur më parë kompani amerikane që pranojnë të ndajë pjesë të të ardhurave për të marrë licenca eksporti.

Lexo edhe: Trump vendos tarifë 100% për çipat e importuar, Apple shpëton falë investimit gjigant në SHBA

Ky lloj marrëveshjeje po bëhet gjithnjë e më i zakonshëm me administratën Trump, e cila nxit kompanitë të investojnë në SHBA për të përfituar nga tarifa më të favorshme. Javën e kaluar, Apple njoftoi se do të investojë 100 miliardë dollarë shtesë në SHBA, duke shtuar në një premtim paraprak prej 500 miliardë dollarësh për katër vitet e ardhshme.

Lehtësimi i kufizimeve për eksportin e çipave vjen në një kohë kur marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Pekinit po përmirësohen gradualisht. Në fillim të vitit, administrata Trump kërcënoi me një tarifë 145% ndaj mallrave kineze, dhe Kina u përgjigj me 125% tarifa kundërpërgjigjeje. Në maj të këtij viti, të dyja palët vendosën të ulin taksat dhe në qershor arritën një kornizë tregtare.

Të dy vendet kërkojnë një zgjidhje të përhershme për të zëvendësuar armëpushimin e përkohshëm para afatit të 12 gushtit.

AMD nuk ka kthyer ende përgjigje për Euronews, ndërsa Nvidia nuk ka konfirmuar nëse do të paguajë pjesë të të ardhurave për qeverinë amerikane. Një përfaqësues i kompanisë u shpreh: “Ne respektojmë rregullat që qeveria amerikane vendos për pjesëmarrjen tonë në tregjet globale. Ndërkohë që nuk kemi eksportuar H20 në Kinë për muaj, shpresojmë që rregullat e kontrollit të eksportit do të lejojnë Amerikën të konkurrojë në Kinë dhe në mbarë botën. Amerika nuk mund të përsërisë situatën e 5G dhe të humbasë udhëheqjen në telekomunikacion. Teknologjia amerikane e AI mund të bëhet standardi global nëse garojmë me shpejtësi.”

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0