Numri i bizneseve u rrit me vetëm 1.4% më 2024, kryesojnë tregtia dhe shërbimet - Business Magazine Albania

Numri i bizneseve u rrit me vetëm 1.4% më 2024, kryesojnë tregtia dhe shërbimet

kompani

Në 2024, numri i bizneseve në vendin tonë arriti në 132 mijë, me një rritje vetëm 1.4% në krahasim me vitin 2023. Të dhënat e publikuara nga INSTAT në raportin “Regjistrat e Biznesit 2024” tregojnë duke përfshirë edhe fermerët me nipt njësitë ligjore te biznesit arritën gjithsej 237.881, gati 11 mijë më shumë se një vit më parë me zgjerim 4,9%.

Struktura e bizneseve mbetet dukshëm e anuar drejt sektorëve të shërbimit. 86,0% e ndërmarrjeve klasifikohen si prodhues shërbimesh, duke gjeneruar 67,1% të xhiros vjetore.

Prodhuesit e të mirave përbëjnë 14,0 % të ndërmarrjeve, por gjenerojnë 32,9% të qarkullimit, çka dëshmon produktivitet dukshëm më të lartë për njësi.

Edhe më domethënëse është pesha e firmave të mëdha: vetëm 1,5% e ndërmarrjeve kanë mbi 50 të punësuar, por ato punësojnë 49,6% të forcës së punës dhe arkëtojnë 45,7% të xhiros totale.

Ky koncentrim tregon se ekonomia dhe zinxhirët e furnizimit gjenerohen kryesisht nga pak aktorë, teksa pjesa dërrmuese e biznesit mbetet në nivel mikro ose familjar (85,8% me 1-4 punonjës).

Në tri qarqet kryesore, Tiranë, Durrës dhe Vlorë janë të përqendruara 66,4% të ndërmarrjeve aktive dhe 57,1% të njësive lokale, duke thelluar përqendrimin urban të aktivitetit ekonomik.

Vetëm Tirana numëron 63.212 ndërmarrje, ndërsa Kukësi ka minimalisht 1.393. Rajoni i qendrës, Tiranë + Elbasan llogarit 53,6% të ndërmarrjeve dhe 59,1% të punësimit, duke konfirmuar statusin e tij si motor ekonomik kombëtar.

Lexo edhe: Jeton në pallat? Atëherë ky lajm të prek drejtpërdrejt!

Ndërmarrjet me pronësi apo ortakëri të përbëjnë 5,3% të totalit, por punësojnë 12,8% të forcës së punës. Dy të tretat vijnë nga vende të BE-së; vetëm Italia zë 41,8% të këtyre investimeve, e pasuar nga Kosova (8,3%) dhe Turqia (6,5%). Përqendrimi në qarkun Tiranë (64,8%) tregon se infrastruktura dhe ekosistemi i kryeqytetit vijojnë të jenë pikat hyrëse kryesore për kapitalin ndërkombëtar.

Raporti thekson se 31,4% e ndërmarrjeve janë në pronësi ose administrim femëror, një përmirësim të lehtë ndaj 2023-it. Megjithatë, bizneset e drejtuara nga gratë janë të përqendruara në biznesin e vogël me 1-4 punonjës.

Gjithashtu numri fermerëve me NIPT u rrit me 9,6%, në 105.709, duke përbërë tashmë gati 44% te të gjitha njësive ligjore.

Ato janë të përqendruara në Bashkitë Lushnjë dhe Fier. Ky trend sugjeron rritje të kërkesave fiskale e dokumentare për të aksesuar subvencionet.

Të dhënat e Regjistrave të Biznesit 2024 konfirmojnë se ekonomia shqiptare po zgjeron gradualisht bazën e saj, por ende mbetet e fragmentuar mes shumë njësi mikro. Ndërkohë që sektori i shërbimeve vazhdon të udhëheqë rritjen.

Monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0