Numri 23 i revistës vjen tek ju me intervista, histori frymëzuese e vrojtime - Business Magazine Albania

Numri 23 i revistës vjen tek ju me intervista, histori frymëzuese e vrojtime

Numri 23 i revistës

Shumë prej nesh mund ta kenë ulur ritmin e punës, ose edhe e kemi përshpejtuar ku kemi pasur mundësi, në mënyrë që t’i kundërpërgjigjeshim situatës së pandemisë. Në rastin e revistës, pandemia na frenoi të nxirrnim revistën në print, por nuk e rrezoi këtë mundësi.

Numri 23 i Revistës vjen tek ty me zhvillimet e muajve të fundit dhe histori suksesi në fushën e biznesit. Si u menaxhua situata në fillimet e pandemisë? Cilat ishin masat sociale dhe ekonomike? Si reaguan kompanitë ndaj pandemisë? Të gjitha këto mund t’i lexoni që në faqet e para të revistës, ndërsa në brendësi do të gjeni histori interesante dhe frymëzuese.

Tri sipërmarrëse në fushën e kozmetikës vijnë së bashku duke treguar përvojat e tyre.

Nëse doni të mësoni diçka më shumë për meditimin, lexoni intervistën e Sheki Usein.

Arbër Hajdari, i njohur për ju tregon se si e ka nisur dhe cilat janë planet e tij me “Fundjavë Ndryshe”.

Një formë shitje që u ka mbijetuar situatave të ndryshme është network marketing. Intervistat me përfaqësues të kompanive që përdorin pikërisht këtë formë shitje, vijnë në brendësi të revistës. Network marketing cilësohet edhe si një mundësi për të zhvilluar një punë të dytë.

Një vrojtim në industrinë e lojërave online, tregon se si po zhvillohen këto biznese dhe po zhvendosin online edhe audioncën dhe fushatat e marketingut.

Korça është një nga qytetet që po investon jo vetëm në zhvillimin e turizmit, por edhe në fushën e teknologjisë së informacionit, duke synuar të bëhet nja atraksion për të rinjtë që duan të punojnë e jetojnë atje. Ne kemi zhvilluar një intervistë me kryetarin e Bashkisë. Ju ftojmë ta lexoni, krahas historive dhe këshillave që kemi sjellë në këtë numër.

Ju mund të shkarkoni Këtu numrin 23 të Revistës.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0