Nuk respektoni dieten? Frigoriferi jua publikon ne Facebook (VIDEO) - Business Magazine Albania

Nuk respektoni dieten? Frigoriferi jua publikon ne Facebook (VIDEO)


Rezistimi nga tundimi eshte pegesa e vertete per humbjen ne peshe dhe oreksi gjate nates eshte nje gje e shemtuar per ata qe jane mesuar te hane pa rregull.

Keshtu kompania braziliane Meta Real, qe merret me edukimin e pacienteve per nje diete ushqimore te rregullt dhe te shendetshme, ka pergatitur nje mjet unik dhe kurioz per dekrajimin e atyre qe hane naten.

Eshte nje mjet magnetik – Virtual Fridge Lock – qe vendoset ne frigorifer dhe ndizet pikerisht kur shkohet per te fjetur. Nese naten cohesh per te ngrene dicka te lehte, frigoriferi do te zbuloje levizjen e deres dhe menjehere do te dergoje nje status automatikisht ne profilin e faqes zyrtare ne Facebook, duke treguar levizjen ‘ilegale’.

Gjithcka tregohet dhe shpjegohet tek video ketu poshte. Kompania Meta Real ka menduar perfundimisht kete metode per te dekurajuar pacientet qe hane naten, qe dihet se eshte nje nga menyrat me te keqija per te prishur dieten. Mjeti magnetik ngjitet ne nje ane te frigoriferit dhe zbulon gjithcka nese nuk respektohet dieta.

Normalisht qe realizohet ne bashkepunim me shume pajisje, sepse ne momentin kur hapet frigoriferi gjithcka merret vesh edhe ne boten e rrjetit social.

Mjeti special Virtual Fridge Lock eshte prodhuar nga JWT Sao Paolo eskluzivisht per Meta Real, qe vjen per te gjithe pacientet. Ne brendesi ka te gjitha pajisjet e duhura per te zbuluar levizjen e deres se frigoriferit dhe per ta zbuluar detajin ne Facebook. Eshte nje metode teknologjike dhe sociale qe ndeshkon perdoruesin duke e zbardhur ne publik kete ‘krim’. Por kjo metode lejon miqte e perdoruesit t’kthejne mendjen per te ngrene gjate nates.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0