Atletet dhe çamçakëzat kanë patur gjithmonë një raport të ngushtë. Por shumë shpejt kjo mund të ndryshoj.
Në një përpjekje për të zvogëluar mbeturinat, marketingu i qytetit Amsterdam, kompania e dizajnit Explicit Wear dhe kompania e qëndrueshmërisë Gumdrop janë bashkuar për ta kthyer çamçakëzin në atlete. Atletet do të quhen Gumshoe (këpucë çamçakëzi).
Kompania do të shëtisë në të gjitha rrugët e Amsterdamit për të mbledhur çamçakëzat e përdorur. Çdo 9 kile çamçakëza mund të integrohen në thembrat e katër palë atleteve. Dhe meqë një e treta e 1 milion kg çamçakëzve hidhet në rrugët e Amsterdamit çdo vit, ka shumë atlete për të bërë.
Atletet do të jenë në dispozicion duke filluar nga muaji qershor për 190 euro.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=2&v=f155BH2MErE
/Fortune
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.