Pavarësisht peshës së rritjes së çmimeve të energjisë dhe kërcënimit të një recesioni, industria gjermane vazhdon të rrisë numrin e punonjësve të rinj. Në fund të gushtit, në sipërmarrjet e industrisë prodhuese punonin rreth 5.5 milionë vetë, 1% më shumë se një vit më parë, njoftoi të hënën Zyra Federale e Statistikave.
“Numri i të punësuarve është rritur kështu për të tetën herë radhazi”, u tha. Krahasuar me korrikun e mëparshëm, ka pasur edhe një rritje prej 24.200 punonjësish ose 0.4%.
Lexo edhe: Inflacioni shënon rekord të ri në eurozonë
Megjithatë, evolucioni është shumë i ndryshëm nga një degë industriale në tjetrën. Prodhuesit e kompjuterëve, produkteve elektronike dhe optike (+4,1 për qind) dhe pajisjeve elektrike (+3,9 për qind) shënuan edhe një herë rritje të punësimit që ishte shumë mbi mesataren.
Rënie në sektorin e automobilave
Rritjet ishin shumë më të ulëta në sektorin e metalurgjisë dhe përpunimit të metaleve (1.3 për qind). Prodhuesit e produkteve ushqimore dhe ushqimit për kafshë, si dhe inxhinieri mekanike u rritën gjithashtu nën mesataren, me 0.9 për qind secili. Numri i të punësuarve në prodhuesit e makinave dhe pajisjeve të automobilave madje ra me 0.8 për qind./ Deutsche Welle
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto