Shefqet Avdullau, investitor engjëll me një portofol prej 16 startup-esh, dy exit-eve dhe ekspert i validimit të ideve të biznesit, ndan përgjigjet e tij për disa prej pyetjeve që u interesojnë të gjithë atyre që duan të tërheqin investitorë, të rrisin biznesin dhe të kuptojnë se ku fshihet potenciali i vërtetë i tregut shqiptar dhe jo vetëm
Në cilat industri apo sektorë ka vendi ynë “thesarë të fshehur” për investime tani? Ku shikoni se ka potencial të madh Shqipëria?
Unë jam i fokusuar në tri vertikale kryesore: Fintech, Adtech, dhe Healthtech. Këto janë fusha ku teknologjia mund të sjellë ndryshime rrënjësore dhe ku nevoja për përmirësim është mbarë botërore.
Pse Shqipëria? Sepse ne kemi një minierë ari që ende nuk po e shfrytëzojmë siç duhet. Avantazhi ynë nuk është më thjesht kostoja e ulët operacionale krahasuar me Perëndimin; kjo është vetëm baza. Potenciali i vërtetë qëndron te ndërlidhja e talenteve.
Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.