Njoftim për heqjen e taksës fikse dhe të qarkullimit nga pala Italiane, për transportuesit shqiptar - Business Magazine Albania

Njoftim për heqjen e taksës fikse dhe të qarkullimit nga pala Italiane, për transportuesit shqiptar


Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj, njofton gjithë transportuesit shqiptar të mallrave me Italinë, se nga data 20 Shtator ka hyrë në fuqi dekreti që parashikon heqjen e taksës fikse (diritto fisso) dhe asaj të qarkullimit.

“Kam kënaqësinë të njoftoj gjithë transportuesit ndërkombëtarë të mallrave me Italinë, se duke filluar nga dita e sotme, ata nuk do të duhet të paguajnë më tarifën prej 150 deri në 180 euro, për një udhëtim vajtje ardhje në Itali. Pala Italiane, ka publikuar në fletoren e saj zyrtare dekretin për heqjen e “taksës fikse” dhe atë të qarkullimit, në datën 20 Shtator, duke i dhënë frymëmarrje kompanive shqiptare që ishin të detyruara të paguanin këtë taksë.

Heqja e këtyre taksave që ishin vendosur në vitin 1953, është një nismë që besoj se do të përmirësojë dukshëm dhe do të rrisë edhe më shumë shkëmbimet tregtare dhe të transportit me Italinë, e cila është dhe partneri kryesor ekonomik dhe tregtar i vendit tonë. Unë siguroj gjithë shoqatat e transportuesve të Shqipërisë, se Ministria e Transportit dhe unë personalisht do të jemi avokati i tyre, në gjetjen e zgjidhjeve për problemet me të cilat ballafaqohet sektori i transportit”.

Zoti Dervishaj, gjithashtu falenderoi palën italiane për angazhimin e treguar në zgjidhjen e këtij problem.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0