Shkencëtarët kinezë kanë krijuar fëmijën e parë në botë të inteligjencës Artificiale që ka sjelljen emocionale dhe aftësitë e një fëmije 3-4 vjeç.
Modeli i quajtur Tong Tong (Vajza e vogël),u krijua nga Instituti i Pekinit për Inteligjencën e Përgjithshme Artificiale.
Edhe pse tani Tong Tong ka aftësitë e një fëmije, është duke u përmirësuar. Shkencëtarët thonë se me anë të ndërveprimit të mëtejshëm me njeriun, Tong Tong mund të zhvillojë aftësitë, vlerat dhe njohuritë e saj.
Ekipi tha se Tong Tong është e aftë të mësojë vetë dhe mund të ketë një përfshirje emocionale që nuk është parë ende në modelet e tjera të Inteligjencës Artificiale. Aftësia e saj për të interpretuar emocionet njerëzore shkon deri në identifikimin dhe shprehjen e ndjenjave si lumturia, zemërimi dhe trishtimi si dhe reagimi në përputhje me gjendjen emocionale të të tjerëve.
Tong Tong u prezantua muajin e shkuar. Vizitorët mund të ndërvepronin me të, të shihnin të shfaqte aftësitë e saj të ngjashme me njeriun si për shembull të rregullonte kornizat e anuara apo të pastronte qumështin e derdhur.
lexo: Nga miq në rivalë! Cili është aplikacioni i ri që po konkurron X?
Tong Tong ka edhe shprehi fytyre dhe gjeste, madje mundet të bisedojë. Ajo mund të dallojë të drejtën nga e gabuara, të shprehë qëndrimin e saj në situata të ndryshme dhe ka fuqinë të formësojë të ardhmen.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.