Njihuni me shtetin më paqësor në botë! - Business Magazine Albania

Njihuni me shtetin më paqësor në botë!

Njihuni me shtetin më paqësor në botë!

Në një botë të trazuar nga konflikte dhe pasiguri, Indeksi Global i Paqes 2025 sjell lajme pozitive për disa shtete që kanë zgjedhur rrugën e stabilitetit.

Islanda kryeson renditjen për të 18-tin vit rradhazi. Mes tyre, edhe Shqipëria shënon përmirësim, duke u renditur në vendin e 52-të me një përmirësim prej 6 pozicionesh nga viti i kaluar. Në renditjen e këtij viti, vendi ynë pozicionohet më mirë se Serbia dhe Maqedonia e Veriut, por pas Malit të Zi, Kroacisë dhe Sllovenisë. Indeksi Global i Paqes 2025 tregon se stabiliteti është rezultat i institucioneve të forta, drejtësisë sociale dhe politikave të jashtme të zgjuara.

Faktorët kryesorë të vlerësimit përfshijnë sigurinë shoqërore dhe publike, nivelin e përfshirjes në konflikte, kapaciteti ushtarak.

Niveli i GPI do të thotë Global Peace Index (Indeksi Global i Paqes). Ky është një vlerësim numerik që mat sa paqësor është një vend. Sa më i ulët të jetë ky numër, aq më paqësor është vendi. Vendet u vlerësuan me pikë mes 1.000 dhe 5.000. 1.000 është vlerësimi më i mirë (paqja maksimale), ndërsa 5.000 është më i keqi (paqe minimale, domethënë shumë dhunë ose luftë).

Më poshtë do të lexoni listën e dhjetë vendeve më paqësore në botë për vitin 2025 dhe arsyet pse ato dallohen:

1. Islanda (1.095 pikë): Pa ushtri, krimi thuajse i papranishëm, fokus në energji të rinovueshme dhe sistem drejtësie rehabilitues.
2. Irlanda (1.260): Nga një e kaluar e trazuar në një demokraci të qëndrueshme dhe neutrale ndërkombëtarisht.
3. Zelanda e Re (1.282): Qeverisje progresive, theks te të drejtat e popullsisë indigjene dhe angazhim për misione paqeruajtëse.
4. Austria (1.294): Neutraliteti i përhershëm, shtet federal me shërbime sociale të forta.
5. Zvicra (1.294): Demokraci direkte, neutralitet ushtarak, stabilitet financiar dhe diversitet në harmoni.
6. Singapori (1.357): Shtet-qytet i disiplinuar me ekonomi të fortë dhe qasje pragmatike në politikën e jashtme.
7. Portugalia (1.371): Kalim i suksesshëm drejt demokracisë, politika sociale përfshirëse dhe trajtim i avancuar i çështjeve të drogës.
8. Danimarka (1.393): Shoqëri e barabartë, fokus te mirëqenia dhe ndihma ndërkombëtare.
9. Sllovenia (1.409): Histori suksesi pas luftërave të Ballkanit, stabiliteti e karakterizon këtë vend të vogël mes Lindjes dhe Perëndimit.
10. Finlanda (1.420): Sistem arsimor i shkëlqyer, përfitime sociale të gjera dhe qëndrueshmëri përballë sfidave historike.

Në Indeksin Global të Paqes 2025, Shqipëria renditet në vendin e 52-të me një përmirësim prej 6 pozicionesh nga viti i kaluar, duke u pozicionuar më mirë se Serbia dhe Maqedonia e Veriut, por pas Malit të Zi, Kroacisë dhe Sllovenisë.

Këto shtete kanë diçka të përbashkët: qeverisje demokratike funksionale, ekonomi të zhvilluara, investime në edukim dhe shëndetësi, si dhe politika të jashtme të kujdesshme. Ato tregojnë se paqja nuk është një ideal i largët, por një realitet i ndërtuar me përkushtim, solidaritet dhe vizion afatgjatë.

Nëse pjesa tjetër e botës dëshiron të shmangë krizën e radhës, ndoshta është koha të mësojmë nga këta kampionë të paqes.

VH

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0