Njihuni me njeriun që ka udhëtuar më shumë në botë - Business Magazine Albania

Njihuni me njeriun që ka udhëtuar më shumë në botë


Mund të mendoni se keni udhëtuar shumë – por asnjë nuk ka udhëtuar me avion më shumë se 74 vjeçari, Fred Finn, të paktën sipas Librit të Rekordeve Gines (Guinness Book of World Records.) Ai ka vizituar 150 shtete dhe mban titullin e personit që ka përshkuar më shumë milje me avion.

Ai thotë se ka përshkuar 16 milionë milje si dhe ka kaluar orë të panumërta në qiell.
“Udhëtoja mbi Atlantik çdo javë për 4 vite kur jetoja në New York,” thotë Finn duke shtuar “Në atë kohë, doli Concorde dhe mora fluturimin e parë jashtë Washington me të që do të thoshte se mund të merrja avionin më pas për në Nairobi apo Singapor në të njëjtën ditë dhe ta bëja të njëjtin udhëtim brenda 9 orëve në vend të 18 orëve.”

Biznesmeni ndërkombëtar kishte dikur “3 pasaporta të ngjitura me njëra-tjetrën” dhe të gjitha me viza të vlefshme por sot ai mban një pasaportë amerikane dhe një britanike dhe kërkon vula me periudha të gjata kohore për të pasur vend në faqet e pasaportës.

“E kaloj pjesën më të madhe të kohës në Ukrainë,” thotë Britaniku. “Sa më shumë që më qëndron një pasaportë, aq më mirë.”

Gjithashtu ai pretendon se është shkrimtari numër një në TripAdvisor me “43,000 ndjekës.””Çdo vend ku kam qenë, ose kam punuar ose kam qëndruar atje. Qëndrimet në aeroporte zor se mund të quhen biznes në një vend të caktuar. Duhet të dalësh jashtë aeroportit për ta parë vendin që të thuash më pas se keni qenë në atë vend,” përfundon Finn.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0