Njihuni me Lida Tohidi nga San Francisco - Folësja më e re e AllWeb Albania 2019

Njihuni me Lida Tohidi nga San Francisco – Folësja më e re e AllWeb Albania 2019


Lida Tohidi ka përvojë 11 vjeçare për marketingun dixhital, menaxhimin e programeve dhe planifikimin strategjik. Ajo në 6 vitet e fundit është përqëndruar në menaxhimin e ekipeve të teknologjisë dhe ekipeve në rritje, si dhe në këshillimin e kompanive të drejtuara nga një mision i përbashkët.

Iniciativat dhe ekipet që ka drejtuar Lida përfshijnë: lançimin e një inkubatori kombëtar, këshillimin dhe punën me startupe që kanë mbledhur mbi 500 milionë € dhe arritjen e fitoreve në gara ndërkombëtare, siç është çmimi “Google Startup Battle” nga 1000+ ekipe.

Lexoni: Je startup? AllWeb Albania ka një ofertë për ty

Lida ka pasur përvojë në inicimin, udhëheqjen dhe përfundimin e projekteve në Australi, Bénin, Kanada, Francë, Itali, Japoni, Malajzi, Zvicër, Emiratet e Bashkuara Arabe, Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA. Ajo ka jetuar dhe punuar në të gjitha kontinentet (megjithëse ende pret një ftesë nga Antarktida: D), dhe flet mirë 3 gjuhë (ndërsa punon në 3 të tjera).

Lida është gjithashtu shumë e apasionuar pas larmishmërisë dhe përfshirjes në teknologji dhe më gjerë dhe e ka përfaqësuar pasionin e saj përmes të folurit në publik. Vetëm në vitin 2018, Lida foli në 25 evente dhe konferenca për këto tema. Së fundmi, ajo drejton një program ‘mastermind’ që ka pasur rezultate të mahnitshme. Më shumë informacion gjeni në http://pidaar.com.

Lexoni: Pse duhet të merrni pjesë në konferencën e marketingut dixhital, AllWeb Albania me 17 Tetor?

Më poshtë mund të gjeni një prezantim të bërë nga Lida në vitin 2018, në kuadër të programit “Mindfulness for Achievers”.

Për sponsorizime, bileta apo informacione më të detajuara kontaktoni me:

Gerti Boshnjaku, në +355 67 20 11 531 ose gerti@newmedia.al

Si edhe me Darko Buldioski, në 070/ 30 70 40 ose në darko@newmedia.mk

ose mund të blini biletën tuaj në https://allweb.al/tickets/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0