Njihuni me 3 sfidat e Cassini Hackathon! - Business Magazine Albania

Njihuni me 3 sfidat e Cassini Hackathon!

Njihuni me 3 sfidat e Cassini Hackathon!

Me temën ‘Mjedisi dhe Tranzicioni i Gjelbër’, Hackathoni do të mbahet njëkohësisht në 10 shtete të Europës, përfshirë Shqipërinë.Kjo  është një mundësi emocionuese për studentët, koduesit, programuesit, sipërmarrësit dhe profesionistët e mjedisit të nxitur  nga inovacioni për të bashkëpunuar dhe transformuar idetë e tyre në zgjidhje inovative përmes teknologjive hapësinore të BE-së.

Për të qenë pjesë e Hackathon-it ju duhet të sillni një ide  për të trajtuar një nga sfidat:

1 – Monitorimi dhe raportimi i emetimeve të karbonit
2 – Optimizimi i shërbimeve dhe planifikimi për të zhvilluar jetesë të qëndrueshme
3 – Parashikimi dhe zbutja e ndryshimeve klimatike

———————————————————————

1 – Monitorimi dhe raportimi i emetimeve të karbonit
Raportimi i emetimeve dhe gjurmës së karbonit është shumë i rëndësishëm, veçanërisht në Evropë, pasi u mundëson kompanive të monitorojnë dhe menaxhojnë në mënyrë efektive emetimet e tyre të karbonit, duke promovuar qëndrueshmërinë.
Pjesëmarrësit do të mund të përdorin #EUSpaceData për të imagjinuar një të ardhme më të gjelbër lidhur me përmirësimin e zbulimit, monitorimit dhe raportimit të emetimeve të karbonit.
Fushat ku idetë  mund të bazohen:

Zbulimi i mashtrimeve me kreditet e karbonit: Identifikoni abuzimet me emetimet e karbonit nga kompanitë dhe/ose zhvilloni zgjidhje për të rritur transparencën
Monitorimi i emetimeve të shkaktuara nga njeriu: Propozoni mënyra inovative për të matur gazrat serrë në atmosferë të prodhuara nga aktivitetet njerëzore.
Raportimi dhe çertifikimet: ndihmoni kompanitë private të vlerësojnë strategjitë dhe rezultatet e tyre të Përgjegjësisë Sociale (CSR) dhe Qeverisjes Sociale dhe Mjedisore (ESG).
Çdo ide tjetër që adreson këtë sfidë.

2 – Optimizimi i shërbimeve dhe planifikimi për të zhvilluar jetesë të qëndrueshme
Përmes të dhënave satelitore të BE-së, sinjale nga Copernicus dhe Galileo, ose shërbimet e ardhshme që përdorin IRIS2, banorët mund të qëndrojnë të informuar për variablat që janë të rëndësishme për cilësinë e jetës së tyre, ndërsa kompanitë që u shërbejnë këtyre qytetarëve mund të përmirësojnë shërbimet e tyre dhe bashkëpunimin me autoritetet lokale.

Ideja mund të bazohet në:
Treguesit e qyteteve të gjelbra nga BERZH: ofrimi i të dhënave për cilësinë e ajrit, ujit, tokës,  përdorimin e tyre, transportin, energjinë, mbeturinat, etj.
Optimizimi i shërbimeve: shërbime të reja për kompanitë që ofrojnë energji elektrike, gaz, ngrohje, ujë, kanalizime, menaxhim të mbeturinave, etj.
Mbështetje për hartimin e politikave: mjete inovative për autoritetet rajonale dhe bashkiake për të menaxhuar më mire.
Çdo ide tjetër që adreson këtë sfidë.

3 – Parashikimi dhe zbutja e ndryshimeve klimatike

Ndryshimet klimatike janë një realitet me të cilin përballet çdo vend i globit. Megjithatë, nëpërmjet përdorimit të të dhënave satelitore, ndikimi i këtyre problemeve mund të zhduket.

Monitorimi i nivelit të detit dhe erozionit bregdetar: të mundësojnë masa proaktive për të mbrojtur bregun dhe njerëzit/kompanitë që jetojnë pranë tij.
Qëndrueshmëria e komuniteteve dhe habitateve: të ndërtojnë kapacitete për të reaguar në mënyrë efektive ndaj sfidave të papritura të shkaktuara nga fenomenet e ndryshimeve klimatike.
Parandalimi i çështjeve të lidhura me klimën: të ndërtojnë mjete parashikimi që mund të shmangin ose zvogëlojnë koston e mjeteve për zgjidhjen e problemve të shkaktuara nga ndryshimet klimatike.”

Çdo ide tjetër që adreson këtë sfidë.

 

 

Big Ideas Campaign do të ofrojë sesione qëndrore dhe lokale për pjesëmarrësit dhe të interesuarit për të mësuar më tepër rreth Hackathonit dhe teknologjive që do të përdoren: https://www.cassini.eu/hackathons/big-ideas-campaign

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0