Njerëzit e suksesshëm nuk e nisin ditën pa këto shprehje shpirtërore në mëngjes! - Business Magazine Albania

Njerëzit e suksesshëm nuk e nisin ditën pa këto shprehje shpirtërore në mëngjes!


I keni problem të hënat…çdo të Hënë? Mund të kesh ngecur në një punë që ka afat ose mund të duket sikur nuk po e kap dot aventurën e radhës! Sido që të jetë, mund të jetë e vështirë nisja e javës pa energji kur thjesht gjërat nuk janë në udhën e duhur.

Po të gjithë i kanë kaluar këto deri një njëfarë pike. Ja sepse shumë sipërmarrës bëjnë të tyret rutina në mëngjes që t’i drejtojnë drejt suksesit. Por disa prej rutinave mund të marrin shumë kohë. Nëse keni pak minuta për të shpenzuar çdo mëngjes, ose edhe më pak, ja disa *mantra të cilat mund të kenë një ndikim shumë të madh që t’jua bëjnë ditën produktive.

1. Sot jam mirënjohës për…

Oprah ka një ditar mirënjohjeje. Për vite, ajo ka shkruar 5 gjërat për të cilat është mirënjohëse, të cilat pretendon se janë gjërat më të rëndësishme që ka bërë ndonjëherë. Oprah e thekson shkrimin fizik të këtyre 5 gjërave, sepse në mënyrë të ndërgjegjshme të detyron të vëzhgosh ato gjëra për të cilat je mirënjohës.

“Nëse përqëndrohesh në ato që ke, do të përfundosh duke patur më shumë, edhe nëse është vetëm 2$,” thotë ajo në LifeClass. Dhe gjërat mund të jenë shumë të thjeshta. Një nga shembujt e Oprah? Të hash një pjepër të ftohtë në një stol nën diell. Kjo është një nga ato gjërat që e ka shkruar në ditarin e saj të mirënjohjes në 12 Tetor 1996.

2. Nuk më mungon gjë për t’ia dalë mbanë sot

Nëse jeton një jetë po aq të mirë sa ajo e Oprah, atëherë të gjesh gjërat për të cilat je mirënjohës duket e thjeshtë. Por po sikur një ditë më parë të kesh marrë një lajm të tmerrshëm ose të jesh zgjuar keq sot në mëngjes? Nëse negativiteti të mbulon që në momentin që hap sytë, fillo menjëherë të marrësh veten. Kujto se ia ke dalë dhe nuk të mungon asgjë për t’ia dalë. “Të mendosh gjëra si ‘Unë nuk mund ta bëj këtë,’ ose ‘Kjo nuk është e drejtë,’ do të të shkaktojë ndjenjën e disfatës,” thotë Amy Morin, autorja e “13 Things Mentally Strong People Don’t Do.” “Nëse ia ke dalë deri tani në jetë, atjetër që ke disa aftësi, mjete dhe burime të duhura.” Morin rekomandon shprehje shpirtërore të ndryshme se si të mbledhësh veten. Kujtoji vetes se më e mira që mund të bësh është më e mira që mund të bësh. Dhe për t’i parë gjërat nga perspektiva, pyete veten nëse çfarëdolloj gjëje që të shqetëson sot, do të shqetësojë apo jo pas 5 viteve.

3. Sot do arrij…

A je surprizuar ndonjëherë se është papritmas ora 5 e pasdites dhe nuk ke mbaruar një punë?

Në vend që të reagosh ndaj tonelatave të emaileve ose të hapësh “zjarr” në ditën tënde, ka një mënyrë më të mirë për ta marrë atë në dorë. Ajo fillon që para se të mbërrijnë ato emailet.

Gjënë e parë që duhet të bësh në mëngjes është të kesh një përqasje aktive duke bërë një listë të gjërave që duhen bërë që patjetër duhet t’i përmbushësh për ditën. Shkurtësia është çelësi i saj. Dendja e saj me punë do të thotë që e çon veten drejt dështimit. Një listë konçize gjithashtu të detyron të eleminosh ato që nuk janë të rëndësishme. Ajo krijon ndarje midis asaj se çfarë është e rëndësishme dhe asaj që është urgjente. Dhe të jep një drejtim se mbi cilat detyra do të shpenzosh energjitë sot.

Nëse nuk ke mundësi ta ngushtosh listën tënde në pak artikuj, atëherë minimizoje, ashtu siç bën investitorja e Shark Tank, Barbara Corcoran. “Kam provuar lista online ‘to-do’ nga më të ndryshmet, por nuk mund të kryej dot punët e një liste e cila nuk është e shkruar ose e shtypur,” ka thënë Corcoran për Fast Company.

4. Kush është objektivi më i madh ambicioz i ditës?

Lista jote ‘to-do’ duhet të përmbajë detyrat që të duhen gjatë ditës. Por mos harro kornizën e gjërë. Edhe Steve Jobs, edhe Benjamin Franklin e kanë sfiduar veten çdo mëngjes duke i dhënë përmasën ditës me një pyetje të madhe.

Në fjalimin e tij të famshëm të diplomimit në Stanford në 2005-n, Steve Jobs tha se e shikonte veten çdo ditë në pasqyrë dhe e pyeste, “sikur sot të ishte dita e fundit e jetës sime, a do doja të bëja atë që po bëj sot?” Dita rutinë e Benjamin Franklin fillonte në 5 të mëngjesit. Gjatë 3 orëve të përgatitjes për në punë ai i bënte vetes pyetjen: “Çfarë të mire duhet të bëj sot?”

5. Qëllimi im për sot është…

Instruktorët e yoga-s shpeshherë kërkojnë që të vendosësh një qëllim në fillim të klasës. Qëllimi është të zgjedhësh një fjalë që do të të ndihmojë të fokusosh vëmendjen. Nëse të “bredh” mendja, supozohet që të shkosh te ajo fjalë. Për shembull, nëse ndihesh i stresuar me mungesën tënde të fleksibilitetit për të bërë një pozë të caktuar, atëherë qëllimi është “durimi.”

E njëjta gjë bëhet për vendosjen e një qëllimi në krye të klasës. Mendo rreth planit të sotëm dhe fjalës kyçe për ta mbajtur mend gjatë ditës.

*mantra- shprehje e shenjtë me fuqi shpirtërore

 

/Shkruar nga Betsy Mikel dhe publikuar nga Inc.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0