Spoti më i fundit i Coca-Colës më kthehu pas në kohë, duke u zhytyr në një udhëtim drejt momenteve të gëzuara. Nga tryezat festive familjare, te momentet nostalgjike të 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Momenti i festës kur kombëtarja jonë u kualifikua në Kampionatin Evropian 2016.
Dhe momenteve të panumërta teksa shijon një shishe ose një kanaçe Coca-Cola Zero. Një markë globale që ndihet kaq shqiptare dhe autentike. Nuk është aspak çudi. Më kujtohet shishja e parë Coca-Cola-s që e mbanim si dekor mbi raftet e dhomës së ndenjes, përbri televizorit historik bardh e zi.
Tani, ajo shishja e vjetër qëndron në një tjetër raft, atë të kujtimeve, pranë albumeve fotografike dhe kasetave të vjetra. Një Coca-Cola, e freskët, më shoqëron gjatë pushimit të drekës në punë si dhe kur gatuaj pasditeve. Gjatë mbledhjeve me familjen e miqtë. Sigurisht, kur jam jashtë fundjavave, ose duke parë ekipin tim të preferuar të futbollit, unë e shoqëroj me një Coca-Cola Zero.
Spoti më rikujtoi se Coca-Cola ka qenë këtu për 30 vjet, rast pas rasti që prej 1994-ës. Jo vetëm si markë, por me një kapacitet prodhues, këtu, në periferi të Tiranës, duke krijuar vende pune, me një rrjet njerëzish në të gjithë Shqipërinë duke u siguruar që shishet e Coca-Cola të mbërrijnë në rafte dhe tavolina.
Kohët kanë ndryshuar, për mua e vendin tim. Por, ka edhe disa gjëra që nuk ndryshojnë lehtë. Shija e Coca-Colës është e njëjta dhe çdo gllënjkë më rikujton shishen e parë të Coca-Colës. Tingulli i pagabueshëm që lëshohet sapo hapet një kanaçe Coca-Cola.
Tingëllima e bulëzave që dalin. Momenti freskues në një ditë të nxehtë vere kur shijoj gllënjkën e parë të Coca-Colës.
Çaste të tilla që na kthejnë pas në kohë dhe na zhytin në arkivat e kujtimeve. Ato kanë fuqinë për të sjellë ndjesi pozitive, duke pritur me padurim më shumë momente për të festuar.
Këtë vit, unë dhe Coca-Cola mbushim 30 vjeç dhe mezi pres kujtimet që do të krijojmë dhe historitë që do të tregojmë.
Disclaimer
*Me rastin e lancimit të spotit të ri, Coca-Cola më ftoi të ndaja kujtimet e mia lidhur me markën dhe produktin.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.