Një thirrje nga zemra: Fushata e “Çorapeve Shumëngjyrëshe” për fëmijët me sindromën Down! - Business Magazine Albania

Një thirrje nga zemra: Fushata e “Çorapeve Shumëngjyrëshe” për fëmijët me sindromën Down!

Një thirrje nga zemra: Fushata e “Çorapeve Shumëngjyrëshe” për fëmijët me sindromën Down!

A mund ta ëndërroni një botë ku dashuria, mirësjellja dhe mbështetja janë për të gjithë? Kjo është ajo që Fondacioni Down Syndrome Albania (DSA) përpiqet të ndërtojë çdo ditë. Dhe tani, ata kanë nevojë për dorën tonë më shumë se kurrë.

Një ditë për t’i dhënë zë ndryshimit

21 Marsi është Dita Botërore e Sindromës Down – një ditë që na fton të mendojmë për barazinë, përfshirjen dhe mundësitë për ata që jetojnë me këtë sindromë. Çorapet shumëngjyrëshe janë simboli i kësaj dite dhe këtë vit ato vijnë me një mesazh të qartë:

 “T’i bëjmë thirrje qeverive të krijojnë sisteme që mbështesin”.

Të marrësh pjesë në këtë fushatë është një gjest i vogël, por me një peshë të madhe!. Është një hap i madh për të treguar se të drejtat e individëve me sindromën Down na interesojnë dhe se qëndrojmë krah tyre e familjeve të tyre. Mbi të gjitha, është një mënyrë për të ndihmuar që shërbimet kaq të nevojshme për këta fëmijë të mos ndalen.

Një vit plot sfida, por një kauzë që s’bie kurrë

Fondacioni po kalon një kohë të vështirë. Pas më shumë se dhjetë vitesh punë pa u lodhur, vazhdimësia e shërbimeve terapeutike për fëmijët që jetojnë në familje të varfëra apo me vështirësi ekonomike, mund të jenë në rrezik. Çdo muaj, Qendra PRO PAK e Fondacionit, ndihmon 45 fëmijë me sindromën Down, autizëm, sindroma të rralla dhe probleme me të folurin. Këto shërbime janë si një dritë shprese për zhvillimin e tyre drejt një jete të pavarur dhe gjithëpërfshirëse, dhe fushata “Çorapet Shumëngjyrëshe” është shansi ynë për t’i mbajtur ndezur.

Si mund të ndihmojmë?

  • Porosisni çorapet duke plotësuar këtë Formular deri më datë 10 mars, nëse dëshironi që ato t’ju vijnë me postë në adresën tuaj.
  • Nëse ke një biznes, bli çorape për ekipin tënd ose lejo DSA-në të vendosë një stendë në ambjentet e kompanisë.
  • Ftoni miqtë e familjarët tuaj të bëhen pjesë e fushatës.
  • Nëse dëshironi që çorapet t’i blini diku i gjeni ato në shitje në pikat si më poshtë, duke nisur nga data 6 Mar 2025:
    Hapat e Vegjël (Rruga e Kavajës), LeFutur (Rruga Sami Frashëri), Prenatal, Okaidi, Shtëpia e Lodrave, ambjentet e Albanian Night, Infosoft, Librari Adrion.

Lexo edhe:Run for DSA, grupi më i madh garues në Maratonën e Tiranës. Mbi 170 garues dhe mbi 18.500 Euro fonde të mbledhura

Më 21 mars, vish çorapet, bëj një foto ose video dhe ndaje në rrjete sociale me hashtagët #21Mars, #DitaBoteroreeSindromesDown, #CorapetShumengjyreshe, #DSAlbania.

Çdo palë çorape e shitur përcjell solidaritet dhe mbështetje

Këto çorape s’janë thjesht një copë pëlhurë – ato janë një mesazh, një ndihmë e vërtetë për fëmijët dhe prindërit e tyre dhe Fondacionin për të ecur përpara me mbështetjen e komunitetit. 

Sa kushtojnë çorapet?

  • 1 palë: 600 lekë
  • 5-9 palë: 550 lekë/pala
  • 10+ palë: 500 lekë/pala

Masat e çorapeve:

  • 27-30 – masë për fëmijë
  • 31-34 – masë për fëmijë
  • 36-40 – masë për të rritur
  • 41-45 – masë për të rritur

Për porosi jashtë Shqipërie, tarifa postare varion nga gramatura dhe shteti, por kosto finale do t’ju komunikohet me WhatsApp para postimit të dërgesës. Në këtë rast, ju duhet ta kryeni si fillim pagesën online në https://www.dsalbania.org/index.php/dhuroni-me-visamastercard ose përmes PayPal në adresën downsyndromealbania@gmail.com

Le të bëhemi bashkë për këtë kauzë kaq të rëndësishme!

Nëse keni një ide më të mirë dhe të qëndrueshme për të mbështetur punën dhe shërbimet e Fondacioni, kontaktoni me Emanuelën, themeluesen dhe drejtuesen e Fondacionit. Theksojmë dhe një herë nevojën e  madhe për dhurime individuale si dhe mbështetje nga sektori i biznesit.

Kjo fushatë është shansi ynë për të bërë diçka të vogël që sjell një ndryshim të madh. Me mbështetjen tënde, një fëmijë mund të ketë terapinë që i duhet, në vend që ta humbasë atë. Nëse ke pyetje rreth fushatës, telefono Admirin në +355 69 560 6269.

Eja të ngjyrosim botën me çorape shumëngjyrëshe dhe dashuri! 💙💛💜

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0