Një startup Hungarez po gjeneron energji nga trotuaret - Business Magazine Albania

Një startup Hungarez po gjeneron energji nga trotuaret


Është ndërtuar në Hungari një sistem i ri modular për shtrimin e rrugëve, i bërë nga plastikë e riciklueshme, e cila mund të prodhojë energji nga dielli.

Edhe pse logjika nuk percepton që trotuaret dhe rruga është optimale për prodhimin e energjisë diellore, kjo nuk e ka ndaluar zhvillimin e këtij produkti. Platio, me bazë në Hungari, ka zhvilluar versionin e vet të një trotuari gjenerues për energjinë diellore dhe po punon gjithashtu për një produkt që konverton energjinë kinetike nga gjurmët në energji elektrike të pastër.

Sistemi u dizenjua nga kompania hungareze ‘Platio.’ Modulet përmbajnë qeliza monokristaline silikoni të vendosura në brendësi të xhamit. Gjithashtu një shtresë mbrojtëse plastike mundëson, që sistemi të mos dëmtohet kur njerëzit ecin në të.

Modulet e trotuarit janë të lidhura së bashku “si tulla LEGO” dhe kompania tregon tre opsione të ndryshme ngjyrash që përputhen apo kordinohen me trotuaret ekzistuese.

platio-jpg-650x0_q70_crop-smartTrotuaret solare lidhen në një mënyrë që nuk kanë nevojë për instalime elektrike shtesë.

Platio ka shitur rreth 150 metra katrore të projektit të saj pilot. Trotuari gjeneron rreth 160 vat për metër katror. Sipas faqes zyrtare të kompanisë, ekipi ka disa plane të tjera për aplikime të lidhura me energjinë, duke përfshirë një sistem të magazinimit të energjisë, përhapjen më të mirë të mundshme të përdorimit të teknologjisë dhe ndërtimin e fasadave diellore.

Platio nuk është kompania e parë që dizenjon një sistem të tillë. Veçanërisht, Solar Roadways ka zhvilluar një ide të ngjashme për vite, madje edhe duke siguruar fonde nga Departamenti i Transportit të Shteteve të Bashkuara. Kurse Sistemi i Platio, tani për tani është më tepër i fokusuar tek trotuaret.

 

burimi: treehugger.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0