Një program i ri akselerimi po vjen në Tiranë - Business Magazine Albania

Një program i ri akselerimi po vjen në Tiranë

Lajm emocionues! Një program i ri akselerimi po vjen në Tiranë

Plug and Play është një platformë globale që lidh startup-et, kompanitë e mëdha dhe investitorët për të ndihmuar në zhvillimin e ideve të reja dhe teknologjive. Ata ofrojnë programe që ndihmojnë startup-et të rriten, duke u dhënë mundësi për të marrë financime, këshillime dhe mundësi për t’u lidhur me kompani të mëdha.
Plug and Play bashkëpunon me korporata të mëdha që duan të gjejnë teknologji të reja dhe të punojnë me startup-e që i përshtaten nevojave të tyre. Ata kanë një prani të madhe globale, me zyra dhe programe në shumë qytete në të gjithë botën, përfshirë Silicon Valley, ku ka edhe selin.
Në partneritet me AADF-në, Piramidën e Tiranës dhe Bashkinë e Tiranës, dhe e sponsorizuar nga IDEMIA Smart Identity, po lançohet ky program përshpejtues për Startup-e në Tiranë!
Më 16 tetor, ky event shënoi nënshkrimin e një marrëveshjeje që do të hapë rrugën për një program të dedikuar për fuqizimin e sipërmarrësve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0