Një paketë fiskale surprizë?! Sipërmarrësit kundërshtojnë - Business Magazine Albania

Një paketë fiskale surprizë?! Sipërmarrësit kundërshtojnë


 

Kryetari i Dhomës së tregtisë dhe Industrisë së Tiranës Nikolin Jaka ka theksuar gjatë një deklarate për shtyp se komuniteti i biznesit kishte marrë garanci se nuk do të kishte ndryshime të shpeshta fiskale dhe se paketat do të ishin 3 vjeçare. Por, sipas tij, hapat e fundit të hedhura nga autoritetet kanë rrëzuar këtë premtim. “Nëse do të propozohej një paketë, sot biznesi ka probleme më të mëdha që e shqetësojnë dhe për të cilat duhet të jepet zgjidhje duke sjellë në vëmendje heqjen e TVSH-së për fermerët si dhe taksën 3% tek ndërtuesit që për çdo leje duhet t’ja kalojnë Bashkisë si fond për banesat sociale”, ka theksuar Jaka.

Ai ka kujtuar se nga takimi që përfaqësuesit e biznesit kanë patur me përfaqësues të Ministrisë së Financave është premtuar që këtë vit nuk do ketë ndërhyrje në paketë fiskale pasi pritej pritej aplikimi i fiskalimimit. Një reformë e thellë kjo për sipërmarrjet.

Megjithatë, vetëm tre javë më vonë, në emailet e sipërmarrësve dhe përfaqësuesve të shoqatave të biznesit, mbërrin njoftimi për një ndryshim në ligjin “Për administrimin e Tatimeve dhe TVSH”. Sipas Jakës, kjo është një paketë fiskale e pakonsultuar dhe e parakordua me sipërmarrjen private.

Gjatë deklaratës së tij, ai thotë se, “Nëse do të bëheshin këto ndërhyrje, do të ishte e udhës të përfshihen emergjencat që ka sipërmarrja private sot si gabimi që u bë në dhjetor të 2018  për heqjen e TVSH së fermerëve, që pothuajse ka kaluar në kolaps të gjithë sistemin e bujqësisë dhe agro-përpunimit. Nga ana tjetër, kemi industrinë e ndërtimit që vuan me një taksë alogjike dhe antikushtetuese që është 3 % për banesat sociale, pasi kemi një ligj të miratuar për sigurimin e banesave dhe të gjithë ndërtuesit janë të detyruar të sigurojë pallatet për shitjet”.

Industria e ndërtimit, sipas tij, gjendet në një situatë kolapsi sepse nuk po gjen rrugët e bashkëpunimit dhe koordinimit, për të bërë ligje kushtetuese dhe brenda logjikës normale të funksionimit të biznesit. Ai tha se biznesi ka propozuar që gjobat të jenë minimale dhe të mos jenë të rënda e subjective. Sa më të vogla të jenë gjobat, aq më shumë ndërgjegjësohen njerëzit. Sa më shumë të ekzekutueshme të jenë ato aq më shumë ndërgjegjësohen njerëzit për të mos bërë gabime ligjore, sipas Jakës.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0